Nga Shkodra e nisi rrugëtimin kryetari i PD-së për ta mbyllur fushatën zgjedhore sot pasdite me një miting në Tiranë.
“Fitorja e të dielës do të nisë nga Shkodra. Nga maja e Kelmendit e do të zbresë në çdo skaj të Shqipërisë” tha Basha.
Mes qytetarëve që kishin dalë për ta pritur edhe pse binte shi, Basha I ftoi të votojnë masivisht për të larguar përfundimisht Ramën nga qeveria.
“Ju i keni prirë ndryshimit do i prini dhe fitores. Votë masive popullore për numrin 9 dhe largimin përfundimtar të Edi Ramës nga skena politike”, u shpreh Basha.


Sot Partitë politike do të mbyllin fushatën elektorale për të lënë nesër vendin në ‘heshtje zgjedhore” .