“Shengeni Ballkanik”, Ambasadori rus nxjerr zbuluar Ramën: Plan i hartuar në Moskë

Read Time:1 Minute, 37 Second

Prej tre ditësh, një temë e fortë diskutimi në Shqipëri, Kosovë e më gjerë ka qenë marrëveshja që kryeminsitri Edi Rama lidhi me Presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zaez në Novi Sad, të cilësuar ndryshe si mini shengeni ballkanik.

Por çfarë fshihet realisht pas kësaj marrëveshje? Kush është aktori kryesor? A është ajo një vazhdim i procesit të Berlinit apo një nismë vecmas tij, duke ndjekur një orientim të ndryshëm nga ai i BE-së?

Me sa duket e gjithë kjo marrëveshje përbën një rrugëtim të ri të vendit tonë drejt shtigjeve të kundërta me aspiratat evropiane. Kështu nëse do të shohim një postim të ambasadori rus në Serbi të postuar nga radio evropa e lirë në 21 gusht 2019, aty thuhet se  Beogradi pritet të nënshkruajë një pakt të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Eurasian (EAEU) të udhëhequr nga Moska në 25 tetor.

Kjo është një ngjarje domethënëse. Media po i kushton vëmendje të duhur,”, kishte shkruar Botsan-Kharchenko në tëëiter më 20 gusht. Ai gjithashtu pohonte se hyrja e Serbisë në zonën e tregtisë do të nënkuptojë “fazën e saj të re të pranisë në Euroazi me hyrjen në një treg me një kapacitet mbi 182 milion konsumatorë dhe produktin e brendshëm bruto të kombinuar prej më shumë se 1.9 trilion dollarë.”

Themeluar në vitin 2015, EAEU përfshin Rusinë, Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin si anëtarë.

REL në artikullin e saj të 21 gushtit 2019 kujton se Serbia është një aleat tradicional i Moskës bazuar në lidhje fetare dhe kulturore.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, fituesit e zgjedhjeve te fundit ne Kosove kane shprehur kritika ndaj mini shengenit ballkanik, por nuk kane shkuar deri në rrënjë të çështjes, të cilin vetë ambasadori rus e ka nxjerrë zbuluar me deklaratën e tij në gusht të 2019-ës.

https://www.rferl.org/amp/ambassador-russia-expects-serbia-to-join-eurasian-economic-union-in-october/30120717.html

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Emrat, ja banorët që shoqëroi policia në Unazë të Re
Next post “Sander Lleshaj jeton në 2 shtëpi të padeklaruara”, Gazment Bardhi akuzon Ministrin e Brendshëm