Home Aktualitet “E leu Tiranën me ngjyra për të ulur krimin”, deklaratat e kandidateve të Ramës çudisin ish-zvministren socialiste: Po iki të gjej ndonjë përgjigje te librat!

“E leu Tiranën me ngjyra për të ulur krimin”, deklaratat e kandidateve të Ramës çudisin ish-zvministren socialiste: Po iki të gjej ndonjë përgjigje te librat!

nga Editor

Kryeministri Edi Rama bëri mbrëmjen e djeshme, daljen e tij të fundit në emisionin Opinion, për mandatin e tret, kur na ndajnë tashmë dy ditë nga zgjedhjet e së dielës.

Pjesë e ekipit që kishte marrë me vete Rama, ishin dhe dy kandidate për deputete, në Tiranë dhe në Shkodër, Bora Muzhaqi dhe Edona Bilali, të cilat u pyetën nga ana e gazetarëve në studio, se cilat do të ishin projektet e para që do ti kërkonin kryeministrit për qytetet e tyre.

Bilali e Shkodrës tha se do të sillte në qytet investitorë të huaj, ndërkohë që më e fortë ishte deklarata e Muzhaqit, e cila edhe pse vjen nga një profil ekonomik, tha se ajo që e kishte tërhequr te Rama është fakti se ai i ka ndryshuar pamjen pallateve në Tiranës, që kanë ndikuar në uljen e kriminalitetit.

Këto deklarata të të rejave që aderojnë në PS, nuk mund tiu shpëtojnë socialistëve të vjetër, që tashmë e gjejnë veten jashtë partisë, për shkak të përplasjeve me Ramën. Ka qenë ish-zvministrja e ekonomisë Irena Beqiraj ajo që ka komentuar deklaratat e dy kandidateve të Ramës në këto zgjedhje.

Postimi i Beqirajt:

DUKE pare Opinion ! Tan Hoxha pyet – si do te arrini majen kur ne 8 vite, me shume rritet borxhin se Prodhimin e Brendshem Bruto? Kandidatja, Ekonomiste e LSE – Rama e leu Tiranen me ngjyra per te ulur krimin!

Kandidatja e Shkodres ka filluar nga puna te sjelle 2 investitore nga Austria qe do te hapin 3000 vende pune .

Por nderkohe nje biznesmeni ne Shkoder qe kerkonte punonjes, qeveria i sygjeroi te perdorte ligjin per punesimin e te huajve edhe ti sillte nga Bangladeshi …..

Per cfare do vine Austriaket ne Shkoder te punesojne krahun e lire te punes qe vjen nga Bangladeshi ?

Po kthehem tek Librat e mi, mbase gjej ndonje pergjigje!!!!!

Lajme te ngjashme