Home Aktualitet Ngjarja në Elbasan, Demiraj: Është situatë që ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të Policisë

Ngjarja në Elbasan, Demiraj: Është situatë që ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të Policisë

nga Editor

Në një intervistë për Ora News, eksperti i sigurisë dhe ish ministër teknik i brendshëm Kolonel Dritan Demiraj ka komentuar situatën me rendin në vend në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Teksa u ndal te ngjarja e djeshme në Elbasan ku mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë, Demiraj e cilësoi problematike situatën në këtë qytet.

SITUATA E SIGURISË NUK ËSHTË ASPAK NORMALE. JEMI VETËM TRE DITË PARA ZGJEDHJEVE. ËSHTË SITUATË QË KA ARDHUR NË KËTË NIVEL SI PASOJË E MOSFUNKSIONIMIT TË POLICISË, E CILA PËR HIR TË VËRTETËS, QË NGA FILLIMI I ZGJEDHJEVE, KA QENË NËN PRESION TË VAZHDUESHËM NGA POLITIKA. PRA, NGA KRYEMINISTRI RAMA DHE DREJTUESIT E QARQEVE“.

Demiraj bëri edhe një krahasim mes dy drejtuesve politikë në këtë qark, Gazment Bardhi i PD dhe Taulant Balla i PS.

KEMI GAZMENT BARDHI NGA PD DHE TAULANT BALLA. DIHET KUSH ËSHTË GAZMENT BARDHI, DJALË I RI, I SHKOLLUAR, JURIST I PËRKRYER, PA ASNJË LIDHJE ME KRIMIN I CILI KA DREJTUAR ME KOMPETENCË DHE SHUMË PROFESIONALIZËM PD SI SEKRETAR I PËRGJITHSHËM. I QETË GJATË KËTYRE ZGJEDHJEVE, PRA KA QENË MODEL. NGA ANA TJETËR KEMI TAULANT BALLËN, I CILI PËR 8 VITE ME RRADHË I JANË VËRTETUAR LIDHJET E TIJ ME KRIMIN E ORGANIZUAR DHE ME TË GJITHË GRUPET KRIMINALE NË KËTË QYTET”.

DITËN E DIELË SHQIPTARËT DO TI DREJTOHEN KUTIVE TË VOTIMIT PËR TË ZGJEDHUR QEVERINË QË DO TË QEVERISË VENDIN NË KATËR VITET E ARDHSHME, NDËRSA SITUATA NË DISA QARQE NUK SHFAQET E QETË.

Lajme te ngjashme