Home Aktualitet OSBE në Shqipëri: Zgjedhjet nuk mund të njollosen me gjak dhe dhunë…

OSBE në Shqipëri: Zgjedhjet nuk mund të njollosen me gjak dhe dhunë…

nga Editor

Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE në Shqipëri, ka shprehur shqetësimin e madh për incidentin e dhunshëm dje në Elbasan me humbjen e jetës së njeriu.

Në një deklaratë të lëshuar sot, OSBE në Shqipëri ka theksuar se zgjedhjet nuk mund të njollosen me gjak dhe se presin që organet e mbrojtjes së ligjit në Shqipëri ta hetojnë plotësisht këtë krim të shëmtuar.

OSBE deklaroi: “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës.  Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.”

Image

Lajme te ngjashme