Unë dola kundër Edi Ramës!

Read Time:1 Minute, 27 Second

Unë dola kundër Ligjit “Rama” për Teatrin, në vitin 2000. Ai heshti. Unë humba vendin e punës. Ai jo.

Unë dola kundër projektit të Ramës për ndërtimin e kullës në truallin e Teatrit Kombëtar, në vitin 2002. Ai heshti prapë. Unë isha pa punë, ai gjithmonë në punë.

Unë dola kundër projektit të Ramës për teater me kulla në truallin e Teatrit Kombëtar, në vitin 2018. Isha prapë pa punë. Ai në të njëjtin vend pune.
Këtë herë bëri sikur ishte me mua. Erdhi në protestë. Ulëriti. Shau me fjalor vulgar Ramën dhe një koleg që e mbështeste atë. Kërcënoi me dhunë fizike.
Unë nuk shava, nuk uluriva dhe nuk kërcënova. Thashë vetëm se do të jem aty, kundër shembjes, si 20 vjet më parë.

Pastaj ai doli në foto, i zgërdhirë, me qenin e sulmit të Ramës. Të nesërmen vuri kapelen e muratorit në kokë dhe inspektoi punimet në stadiumin me kullë.
Unë mblodha prapë firma për peticionin e artistëve kundër shembjes, si në 2002. Denoncova prapë në media.

Tani, pas më shumë se një viti, unë jam ende pa punë. Ai vazhdon të mbajë të njëjtin vend pune. Veç rrogës, merr edhe honorare. Sepse për të ka financime projektesh, për mua jo.

Nuk ia kam zili që është “derr i kënaqun”, sepse kam zgjedhur vetë të jem “Sokrat i vuejtun”.

Por nuk mund ta pranoj ta kem pranë asnjë çast. Ky është shpërblimi i vetëm që kërkoj për vuajtjet e mia. Derri le të zhdëpet duke ngrënë e të zhgrryhet në llucën e tij, por jo aty ku unë protestoj prej një viti e gjysmë!

Kam zgjedhur të jem “Sokrat i vuejtun”, jo derr i pakënaqun e budalla, përballë derrit të kënaqun e “bir kurve”!

Nga Kastriot Çipi

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post E DREJTA NDËRKOMËTARE DHE DOKËSORE E BANORËVE TË UNAZËS. Nga Prof.ing.av.Sazan Guri
Next post Foto/ Basha pranë banorëve të Unazës së Re, forca të shumta policore