Home Aktualitet Zhduken kamerat e sigurisë në Elbasan, zbardhja e përplasjes me armë në ”dorë” të një filmimi amator me celular. Pse heshtin dy nëndrejtorët e policisë, në vendngjarje ende gjurmë gjaku

Zhduken kamerat e sigurisë në Elbasan, zbardhja e përplasjes me armë në ”dorë” të një filmimi amator me celular. Pse heshtin dy nëndrejtorët e policisë, në vendngjarje ende gjurmë gjaku

nga Editor

Elbasani u trondit ditën e djeshme nga një përplasje me armë e dy grupeve të armatosura, që zyrtarisht shkaktuan 1 viktimë dhe katër të plagosur.

Pjerin Xhuvani u vra me armë, në një përplasje ndërmjet shtabit elektoral të PS-së dhe përkrahësve të kësaj force politike, dhe Strukturës së Mbrojtjes së Votës, e ngritur pranë PD-së me anëtarë që janë kryesisht ish-oficer policie, të pajisur me armë me leje.

Të plagosurit nga ngjarja sipas Policisë janë Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani (anëtar të SMV), Eltjon Bodinaku (dhëndri i viktimës) dhe Xhensila Sota, efektive e FNSH-së e cila është gjetur rastësisht në vendin e ngjarjes.

Si autor i vrasjes së Xhuvanit është identifikuar Arbër Paplekaj, i cili është një ish-efektiv i RENEA-s i cili për disa vite ka mbuluar çështjet e sigurisë pranë ambasadës amerikane. Paplekaj u vetëdorëzua në repartin RENEA në Tiranë, ku dorëzoi dhe armën e krimit, një pistoletë tip Glock të cilën e kishte me leje.

Ai është shprehur se ka qëlluar me armë në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi grupi i Xhuvanit ka qenë i pajisur po ashtu me armë.

Burimet bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur dhe shtetasi Klemend Xhaferri, i cili në mënyrë të çuditshme, edhe pse e gjithë skena është zhvilluar në sytë e Policisë së Shtetit, ka mundur që të largohet prej aty dhe është shpallur në kërkim nga ana e bluve të Elbasanit.

Gjendja e të katër të plagosurve është e qëndrueshme, ndërsa dy prej tyre u dërguan pasditen e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë. Siç mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax Neës, në vendin e ngjarjes, ku u vra Xhuvani ka ende njolla gjaku, ndërkohë që çudia e vërtetë është se asnjë prej bizneseve në zonë, nuk ka pasur kamera funksionale.

Burime të sigurta bëjnë me dije për Faxweb.al, se shumica e bizneseve kanë deklaruar që kamerat nuk punojnë, ose që nuk janë të kthyera në anën e rrugës ku ka ndodhur përplasja. E vetmja provë që pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen është një filmim me celular që është kryer nga një prej SMV që funksionon pranë PD-së së Elbasanit, ndërsa Bardhi tha se mjeti telefonik është sekuestruar nga Policia.

Edhe pse ka kaluar pothuajse një ditë nga ngjarja, e cila është zhvilluar në sytë e dy nëndrejtorëve të Policisë së Elbasanit, dhe të paktën 15 efektivëve, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga blutë që të hedhin dritë mbi të gjithë personat e përfshirë.

Si nisi përplasja me armë

Përplasja e armatosur ka ndodhur pas një sinjalizimi që kishte Partia Demokratike se në lagjen 5 Maji të Elbasanit po shpërndaheshin para, kundrejt premtimit për të marrë votën të dielën.

Një makinë që drejtohej nga shtetasi Met Dafllaku, pa targa dhe me xhama të zinj, është bllokuar nga 3 furgonë që ishin pjesë e SMV së ngritur pranë Partisë Demokratike, dhe është kërkuar që të dorëzoheshin materialet që ndodheshin në të. Dafllaku ka refuzuar, dhe paralelisht me këtë debat është njoftuar Policia e Shtetit dhe mbështetësit e PS.

Policia e Shtetit ka mbërritur e para në vendngjarje, dhe për arsye që nuk dihen ende nuk ka vepruar për neurtralizimin e personave të përfshirë në konflikt. Përballë anëtarëve të SMV-së së ngritur pranë PD-së kanë ardhur mbështetës të PS-së, të cilët dyshohets e kanë qëlluar, dhe më pas bilanci i prodhuar nga përplasja e armatosur dihet.

1 viktimë dhe 4 të plagosur, i pesti, vijon të shëtisë i lirë, njësoj siç ka bërë derimë sot, edhe pse dyshohet se ka qenë i përfshirë në përplasjen e disa viteve më parë pranë tregut agroushqimor të qytetit të Elbasanit.

Lajme te ngjashme