Home Aktualitet Kryesia e Vatrës në tubimin e PD/ Basha: Bashkë do çelim derën e BE-së

Kryesia e Vatrës në tubimin e PD/ Basha: Bashkë do çelim derën e BE-së

nga Editor

Kryesia e federatës Vatra ishte e ftuara e veçantë në takimin e zhvilluar nga Partia Demokratike në mbrëmje në qytetin e Durrësit.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

“Dua ta nis sot duke falenderuar miqtë e veçantë, që na janë bashkuar në këtë manifestim vullneti për këtë demokraci, për shtetin e së drejtës, për liri, për të drejta e njeriut, kryesinë e shoqatës atdhetare shqiptare-amerikano VATRA, për kontributin e saj në shekullin e kaluar nuk ka fjalë të shkruhet, po jam i bindur se me ta, me vëllezërit dhe motrat tona shqiptaro-amerikane, me diasporën e Durrësit dhe të mbarë Shqipërisë në Europë, së bashku do të çelim derën e merituar të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sepse çdo durrsak dhe durrsake e di se ajo është rruga, rruga e vetme drejt mundësive, drejt mirëqenies, drejt lirisë, drejt demokracisë, drejt Durrësit siç e ëndërrojnë durrsakët.

Buçet nga ky shesh si kurrë më parë, shkëlqen në sytë tuaj dielli që sapo perëndoi, e me këtë rast, më lejoni ti uroj nga zemra gjithë besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar!

Por dielli mund të ketë rënë poshtë horizontit të kaltër të Durrësit të mahnitshëm, por nuk i ka lëshuar sytë e nënave durrsake, sytë e rinisë durrsake ndriçojnë këtë shesh, sepse Durrësi e di siç e di gjithë Shqipëria, dita e diel është dita e ndryshimit, është dita e fitores!

Fitorja më e bukur dhe më e çmuar sepse nuk do ti takojë një partie as dhe një koalicioni por do ti takojë të gjithë durrsakëve, të gjithë shqiptarëve e të gjithë Shqipërisë, sepse qeveria e ndryshimit që ju do të sillni me votën tuaj për numrin 9 do t’i takojë çdo shqiptare e çdo shqiptari,” tha Basha.

Lajme te ngjashme