Home Aktualitet Del VIDEO/ Një ditë më parë Pjerin Xhuvani ishte pjesë e stafit të sigurisë së Ramës dhe Ballës

Del VIDEO/ Një ditë më parë Pjerin Xhuvani ishte pjesë e stafit të sigurisë së Ramës dhe Ballës

nga Editor

Pjerin Xhuvani, personi që mbeti sot i vrarë në Elbasan, një shkëmbim zjarri me ish-efektivin e RENEA, Arbër Papleka, rezulton të jetë pjesë e strukturave të PS në Elbasan.

Në videon me poshtë, Xhuvani shfaqet mes truprojave të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, në takimin e mbajtur dje në Stadiumin e Elbasanit.

Në video shihet se Xhuvani mban në dorë dhe një radio marrëse. Zyrtarisht Xhuvani nuk ka pasur asnjë funksion që lidhej me sigurinë apo policinë. Shfaqja e tij në krah të Edi Ramës dhe Ballës, tregon angazhimin e tij në fushatë, por jo vetëm.

Incidenti në Elbasan ka nisur pasi disa mbështetës të PD kanë sinjalizuar se një makine pa targa po shpërndante lekë për vota. Pasi është njoftuar policia nga PD, mes personave në makinën ku ndodhej Xhuvani ka nisur përplasja verbale e cila më pas është kthyer në konflikt me armë.

Sipas ish-efektivit të RENA, Arbër Papleka, që u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes, të parët që kanë qëlluar më armë kanë qenë nga makina ku ndodhej Xhuvani.

Lajme te ngjashme