Home Aktualitet Vrasja në Elbasan, Meta: Rama përpiqet të krijojë tension!

Vrasja në Elbasan, Meta: Rama përpiqet të krijojë tension!

nga Editor

Ndërsa u pyet nga gazetarët në Vlorë në lidhje me vrasjen në Elbasan dhe plagosjen në Kavajë, në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit, presidenti Ilir Meta e drejtoi gishtin nga kreu i qeverisë Edi Rama duke deklaruar se ai përpiqet të krijojë kudo tension. Meta deklaroi se tensioni vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, pasi sipas tij ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Meta komentoi edhe tensionet e krijuara në Fier pas heqjes së posterave të LSI, duke deklaruar se edhe PS mund të vendosë foton e Ramës, duke ironizuar se kjo i leverdis opozitës, pasi fotoja e kryeministrit sipas tij i kujton shqiptarëve tmerrin ku kanë jetuar.

“Dihen se nga vjen gjithë ky tension. Vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit sepse ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kështu mendon se mund të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 Prillit. Po të kishte pasur vullnet tjetër nuk do kishte bërë zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës dhe nuk do I jepte porosi Damianit tërmet.

Ku ndodhi ngjarja në Kavajë. Ndodhi në zyrën elektorale të PD, ky hyri drejtori I poli9cisë së Rilindjes. Në Elbasan herën e kaluar, për këtë rast nuk mund të them, por pse ndodhi konflikti herën e parë në Elbasan. Duhet të ishte shmangur. Unë sot në Fier, pashë në lajme që policia e Subashit hiqte letrat e vendosura sipas kodit nga LSI sepse pasdite kishte miting PS.

Qytetarët mblidhen dhe krijohet një tension. Dhe unë ju them zgjidheni me mirëkuptim se ata këtë punë kanë që të frikësojnë njerëzit që të shkojnë të votojnë. A ka mitting PS? Shumë mirë, hajde vini portretet e Edi Ramës. Këtyre të opozitës ju leverdis, sa më shumë të dalë Edi Rama aq më shumë u kujtohet shqiptarëve tmerri ku kanë jetuar”, deklaroi Meta.

Lajme te ngjashme