Home Aktualitet Fushata e Ramës/ Zheji: Ka kuptuar humbjen, po krijon dhembshuri e viktimizim. Lubonja: Në vend normal duhet të ishte në spital psikiatrik

Fushata e Ramës/ Zheji: Ka kuptuar humbjen, po krijon dhembshuri e viktimizim. Lubonja: Në vend normal duhet të ishte në spital psikiatrik

nga Editor

Analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja të ftuar në emisionin ‘’Pikat mbi i’’ të Ola Brukos në News24 kanë diskutuar për fushatën dhe retorikën e Edi Ramës i cili në këto zgjedhje kërkon mandat të tretë.

Zheji thotë se Rama ka kuptuar humbjen dhe tani po krijon dhembshuri e viktimizim, ndërkohë që politika shqiptare ka arritur në një rrjedhje psiqike të madhe.

Nga ana tjetër Lubonja thotë se Rama vuan nga sëmundje psiqike dhe duhet të ishte në një vend normal në spital psikiatrik e jo kryeministër i Shqipërisë.

BASHKËBISEDIMI NË ”PIKAT MBI I”

ARTUR ZHEJI: Unë do doja ti qëndroja temës suaj. A do japin këto zgjedhje zgjidhje, nuk janë lojëra fjalësh. Thirren për zgjidhje, nëse pas zgjedhjeve s’ka zgjidhje,a tëhere kotësohen.

Po ndiqja takimin e Ramës tek Pazari i Ri, me njerëz të ndryshëm dhe ishte njëri në ballkon, e i tha hëmo ti po filmon ë, ke frikë nga patronazhistët, ik futu brenda. Si ëhstë numri 9? Po ta rrudhosësh del 6, i bashkon 69 del numri i djallit. Duartrokitje kishte. Spiç elektoral i kryeministrit që do mandatin e tretë. Nëse kërkohet mandati i tretë me zgjidhje numerike, fallxhorja, numri i djallit, kemi arritur në një pikë të rrjedhjeje psiqike të madhe. Ndryshe Rama e ka kuptuar humbjen, kërkon nëpërmjet diversionit, të krijojë pak dhembshuri e viktimizim. Viktimizimi ka efekt në elektoratin mesdhetar. Pra po të panë kështu si viktimë ta japin. Kanë arritur në një pikë mosdhënie imputesh nga mazhoranca. Por kjo duket sikur fsheh underground, një botë serioze për të vjedhur zgjedhjet, vota me miell, shkrepje me armë në selin partie. Meta ndoshta është më alarmist se sa duhet.

FATOS LUBONJA: Po e marr ironinë e Zhejit me humor, dhe po e përkthej pak në gjuhë pak më dramatike. Po të dëgjosh Ramën në fushatën e tij, takimet e tij, shpesh herë ka thënë qe duhet të përfundojmë se kemi lënë përgjysëm, na duhen edhe 4 vite apo 8 vite që të përfundojmë projektin. Tani pyetja është që kjo është zgjidhje, po cila është zgjidhja për këtë projekt. Zgjidhja është të vendoset një parti-shtet e plotë, kontroll shumë herë më i madh i patronazhistëve që do të na hynë ndoshta edhë në krevat, duke na ditur edhe prirjet seksuale, duke na shantazhuar. Kontrolli i gjtihçkaje dhe mbarimi i një faze ku ka njëfarë pluralizmi. Ky më duket mua një projekt final i tij. Unë nuk flas për rrjedhje, por sëmundje psiqike. Një nga simptomat e narcizmin malinj të Ramës është dëliri i omnipotencës. Nuk njeh të tjerë kjo, dhe një nga karakteristikat është unë jam mbi ligjin, unë jam ligji. Këto janë sapo të hapësh itnernetin, i gjen. Po të shohësh disa veprime, si ajo 910 mijë në databazë, kontrolli ndërkohë që ti e ke të ndaluar me ligj. Edhe në botë, edhe këtu. Të marrësh pa lejen e personave databazën e personave, këto janë nëpërkëmbje e ligjit që ky e ka shtuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Një tejtër simptomë është gënje, manipulo pafund. Kanti thoshte njerëzit shihi si mjet, jo si qëllim.

Si ta ilustrojmë këtë? E patë Artan Lamen? Çfarë është kjo. Këta njerëz që kanë bërë një shtëpi sot, ska gjë, problem, gënjeji sot, prishja shtëpitë nesër, kjo është omnipotencë.

Të paktën të frenohet kjo, nuk kam ndonjë shpresë të madhe tek opozita. Frenimi është rrotacioni. Është si frenim për të marrë kthesën. Një makinë që po shkon në humnerë. Duhet grenim, rrotacioni është frenimi, pra ngadalësohet. Pastaj merremi me gjërat e tjera. Ky është problemi i parë i demokracisë. Pastaj sistemi, oligarkia, krimi i organizuar si duhet rregulluar, por njëherë duhet rregulluar kjo, duke larguar nga skena këtë.

ARTUR ZHEJI: duhet të frenohet në trradhë të parë. Është kuptuar që vazhdimi i këasj, i rrënies me shpejtësi që mund të na sjellë rrokullisje, del jashë loje frenat e dorës, këmbës. Të ndaluarit e një makinerie, është imperativ kombëtar. Pjesa gri duhet të kuptojë se nuk është në pikëpyetje plani i Ramës, 4-vjeçari i tij, ai kohën për të treguar e për të na dhënë enzimat, indiciet na i dha. Zakonisht gjithë qytetet janë centrale, në qendër në urbanistikën monarkike vihej mbreti, disa gjëra të tij që të vendoste vulën e tij. Ky tani çfarë bën, ka koncentruar për të bërë të gjitha modelet dhe niset për të lënë gjurmë identitare. Edhe aty ku nuk duhet. Bëhet sepse ashtu do ai, jo se ashtu duhet. Në mënyrën që ai njehson me atë që duhet, ai thotë ajo që duhet është ajo që dua unë. Identitet monumental, gjëra që kanë vlerë i ka shuar.

Gjitha këto janë indicie, maja e ajsbergut. Kjo është axhenda e tij, e një personazhi tjetër. Problemi është raporti i tij me njerëzit, me moszhvillimin. Aftësia brilante që ka, ai është shumë kthjellohet shumë, kur arkitekton rrugët për të mbajtur pushtetin. Është shumë i kthjellët për të administruar rrugët për të mbajtur pushtetin, sigurisht ligji nuk ekziston, ai është ligji. Në këtë pikë,

Për Presidentin e Republikës, rrezaton shumë alarmizëm, di gjëra që nuk i di ndoshta, sheh  gjëra që ne nuk i shohim. Është shqetësimi i një qytetari, ka zgjedhur të jetë qytetar. Korniza e Presidentit është e ngushtë. Them që më 25 prill, pra më 26 ndalon makineria ndalon, pëson një elektro-shok, frenon dhe ndoshta marrim një kthesë. Rënia ndalon, se si do jetë kthesa, këtu do jemi e do e komentojë.

FATOS LUBONJA: E thashë përpara, ajo është kategoria imperativi kantinian, që thotë mos i trajto njerëzit vetëm si mjet, se kur punon dikush në fabrikën time, e shoh edhe si mjet, edhe si qëllim. Që do të thotë që respektoj qëllimet e jetës tënde. Nuk të shoh si mjet që të hedh pastaj. Komunizmi ashtu na trajtoi, derisa i burgosi disa vetëm për miniera.

Po flas për Ramën, sëmundjen psiqike, që është një plus i rrezikshëm, por mos harrojmë se pa këtë sistem, njerëz që kanë investuar dhe e duan një kryeministër të tillë, se po të jetë një kryeministër që vendos ligjin mbi të gjitha, një plan urbanistik, dhe jo të jep lejen sa e do, 40-50 katëshe, nuk mundet të mbijetojë gjithë kjo pjesa që e mban atë pushtet. Ky është sistemi. Kur kthehemi tek zgjidhja, se sa zgjidhja mund të jetë heqja e Ramës, por dhe lufta ndaj këtij sistemi, se me atë sëmundje që ka duhet të ishte në spital psikiatrik, jo kryeministër në një vend normal. Sa mund  të korrigjohet kjo, i ekonomisë, arsimit, kulturës, kjo është një gjë që ngelet e hapur .Të frenohet, edhe Basha do na ketë në vigjilencë të plotë, jo vetëm të zëvendësojë në timonin e sistemit Ramën, por të marrë kthesën.

E kam debatuar, mua më kujton situata, jo në tragjizmin e vet, kohën kur Musolini mori pushtetin. S’kishte mazhorancën, ishin të majta, u ndanë shumë parti që nuk arritën të kuptojnë se këtu po vjen një rrezik shumë i madh, derisa i vranë një deputet, opozita iku si kjo e jona me idenë që kjo do frenohet. Ky as çau kokën që iku opozita nga parlamenti, dhe ëndrra e tij është të ketë një

Bashkëqeverisje? Absolutisht jo, Ai e ka si diversion, dhe mbrapa këtij diversioni, se njeriu që ka kulturën pluraliste thotë se s’mund ta kërkoj këtë se duhet një opozitë. E bëri Merkel në Gejrmani, por e bëri sepse s’formonin dot qeverinë.

Shto dhe faktin që oligarkia dhe krimi i organizuar kanë shkuar drejt këtij pushteti.

ARTUR ZHEJI: Nëse pastaj kjo do ishte krejtësisht e vërtetë, që po aq janë dhe shqiptarët. Në mënyrë të ofrojnë një psikiatri, i ofrojnë poltronin e pushtetit. Përtej kësaj metafore që qëndron kur ne duam një moment të caktuar të përgjithësojë. Nuk dimë gjërat, nuk dimë sa naftë del sot nga puset shqiptare, asnjë nuk e di të vërtetën. Dimë çfarë na thonë. S’dimë çfarë profili kemi. Gjëra të lidhura ngushtësisht. Tani ky e çon në një gjë tjetër, thotë do bëj 5 aeroporte, port në Durrës, ndërkohë s’ka rrugë fshati. Është vizion halucionacion.

Lajme te ngjashme