Home Aktualitet Mashtroi qytetarët me legalizimet, gazetari Tomorri ironizon Artan Lamen: Edhe Eskobari kishte më shumë respekt!

Mashtroi qytetarët me legalizimet, gazetari Tomorri ironizon Artan Lamen: Edhe Eskobari kishte më shumë respekt!

nga Editor

Klodian Tomorri shkruan se Lame kishte bërë një punë të mirë me mashtrimin e qytetarëve, duke i bërë një krahasim edhe me Eskobarin.

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka ironizuar audio-përgjimin e publikuar dje për kreun e Kadastrës, Artan Lame. Me anë të një statusi të shkurtër në rrjetet e tij sociale, Tomorri shkruan se Lame kishte bërë një punë të mirë me mashtrimin e qytetarëve, duke i bërë një krahasim edhe me Eskobarin.

Artan Lame është gjigand përfundimisht. Janë 100 mijë objekte të ndërtuara që nuk mund të legalizohen sepse nuk e lejon ligji-thotë- por ne do i mbajmë varur pronarët e tyre, nuk do u themi që shtëpia jote nuk legalizohet, se na bëhen votues të opozitës. O gjigand. Edhe Eskobari kishte më shumë respekt për ligjin. Përfundimisht personazh i paarritshëm,”- shkruan Tomorri.

Lajme te ngjashme