Home Aktualitet Kërcënim me jetë? Kryeministri kanadez me jelek antiplumb dhe i rrethuar nga policia në tubim elektoral

Kërcënim me jetë? Kryeministri kanadez me jelek antiplumb dhe i rrethuar nga policia në tubim elektoral

nga Editor

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, u shfaq i veshur me një jelek antiplumb dhe i rrethuar nga forcat të shumta sigurie në një tubim elektoral që u mbajt ditën e djeshme në qytetin Ontario të Mississauga. Kjo pasi, raportohet se Trudeau kishte një kërcënim serioz për jetën.

Kryeministri Trudeau e kishte veshur jelekun antiplumb poshtë një këmishe blu të çelur, i cili mund të dallohej shumë lehtë nga të pranishmit.

Gjatë tubimit, policët të cilën mbanin çanta shpine e kishin izoluar kryeministrin nga të katër anët në podium, hera e parë që nga fillimi i fushatës zgjedhore gjashtë-javore për zgjedhjet e 21 tetorit.

Trudeau arriti 90 minuta me vonesë për mitingun ku ishin mbledhur më shumë se 2000 njerëz dhe gjithçka u mbyll pa incidente në fushatë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!