Home Aktualitet Gjinishi: Pas 8 vitesh Rama kthehet në Peqin siç kthehet vrasësi në vendin e krimit!

Gjinishi: Pas 8 vitesh Rama kthehet në Peqin siç kthehet vrasësi në vendin e krimit!

nga Editor

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Elbasanit, Ermir Gjinishi, deklaron se pas 8 vitesh Edi Rama kthehet në Peqin siç kthehet vrasësi në vendin e krimit!

Përmes rrjeteve sociale, Gjinishi thekson se “rilindja” e ktheu Peqinin në këto vite në nj qytet fantazëm, ku të zë trishtimi.

“Pas 8 vitesh Rama kthehet në Peqin siç kthehet vrasësi  në vendin e krimit!

Peqini është kthyer në një qytet fantazmë  ku të zë trishtimi. Kjo qe rilindja për Peqinin. Varfëri, mjerim, mashtrim.

Peqini, me histori mbi 2000 vjeçare, me fisnikërinë dhe bujarinë e njohur, i braktisur tërësisht  nga sekto-qeveria, është qyteti me papunësinë dhe varfërinë më të madhe në qarkun e Elbasanit, me numrin më  të lartë për  frymë  të të vdekure nga Covid19.

Askush s’u kujtua për të në 8 vite.

  1. Zero investime në infrastrukturë.
  2. Zero investime në bujqësi.
  3. Zero investime në shëndetësi.

Dje në Peqin, kryepinoku përsëriti monologun e tij mashtrues, të paskrupullt.

Kryepinok!

Ti nuk mund të tallesh me peqinasit. Nuk mund ta nëpërkëmbësh e përbuzësh dinjitetin, krenarinë  dhe fisnikërinë e tyre.

Ti, shkatërrimtar që e ktheve në gërmadhë Peqinin, me 25 prill do marrësh  përgjigjen e duhur.

Me 25 Prill Peqini voton për ndryshimin. për Shqipërinë, për të ardhmen e vendit”, shprehet kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Elbasanit, Ermir Gjinishi.

Lajme te ngjashme