Home Aktualitet Dritan Demiraj: Refuzimi për të votuar nuk është rebelim, është dorëzim

Dritan Demiraj: Refuzimi për të votuar nuk është rebelim, është dorëzim

nga Editor

Nga Dritan Demiraj

Është e rëndësishme që demokracia të kuptohet si evolucion dhe jo si një koncept statik nga parimet e tij dhe jo nga praktikuesit e saj në pushtet.

#Demokracia është një #sistem i #sundimit nga #ligjet, jo nga individët. Demokracia nuk është një qeveri. Nuk ka demokraci pa angazhimin e qytetarëve. Qeveria është një agjenci ku vullneti kolektiv i popullit është formuluar, shprehur dhe ekzekutuar. Autoriteti i një qeverie demokratike, si politike ashtu edhe morale, varet nga shkalla e besimit ose mbështetjes që ka midis bashkëqytetarëve të saj.

#Votimi është një nga të #drejtat #tuaja më të çmuara. Vota juaj është zëri juaj. Zgjedhur për t’u dëgjuar. Votimi ju jep mundësinë për të ndihmuar në pagimin e borxhit nga disidentëve të regjimit komunist, të gjakut të derdhur gjatë lëvizjeve studentore në vitet 90-të, të gjithë shqiptarëve që u përçmuan dhe u shfrytëzuan si skllevër gjatë regjimit diktatorial Hoxhist dhe trashigimtarëve të tyre më të pa shpirt se të etërve monist.

#Kërcënimi më i madh për #demokracinë në #Shqipëri, është indiferenca dhe #cinizmi_politik që çoi shumë njerëz që të lënë politikën dhe të qëndrojnë në shtëpi në ditën e zgjedhjeve.

#Pjesmarrja sa më #masive është më e vështirë të manipulohet dhe bëhet #drithëruese për #pushtetin që ka humbur legjitimitetin për të qeverisur vendin.

Deliri i madhështisë nga mbivlerësimi i vetvetes, nënvlerësimin i të tjerëve, arroganca paranojake politike, mungesa e transparencës dhe manipulimi i të vërtetës, mbështetja tek servilët dhe mediokrit, ka treguar gjithmon se të çon në vetëvrasje politike.

#Tregojuni të gjithëve se nuk jeni më të kënaqur të jeni spektatorë në politikën e vendit dhe se ka ardhur momenti që njeherë e mirë të largohen nga politika psikopatër politik, bythlëpirësa dhe bishtpërdredhur politik, narcist e mediokër që kanë shkatërruar tokën më të bekuar që quhet #SHQIPËRI 🇦🇱🇦🇱

#Shqipëria po #përjeton kohën më të vështirë nga mediokriteti dhe #fodullëku_rilindasve të cilët po e drejtojnë vendin drejt tuneleve dhe rrugëve të mbyllura dhe në aleanca me neo-sllavët!

Nëse nuk votoni, dikush tjetër do të marrë vendimet për ju.

Votimi është pjesë e pavarësisë suaj. Refuzimi për të votuar nuk është rebelim, është dorëzim.

Ju duhet të dini se njerëzit e këqij janë të zgjedhur nga njerëz të mirë që nuk kanë votuar. Qindra mijëra shqiptarë gjatë regjimit monist kanë vdekur për të mbrojtur të drejtën tuaj për të votuar. Ti i detyrohesh atyre që të votojnë.

Të gjitha progreset në këtë vend fillojnë me votim. Përdoreni këtë mundësi. Votimi është, natyrisht, vetëm hapi i parë për të qenë qytetar aktivisht i përfshirë. Çdo ditë e pjesës tjetër të jetës suaj vendoset nga secila fletëvotim dhe kutia e kontrolluar.

Asnjëherë mos votoni për më pak nga dy të këqijat ose për një kandidat duke u ndikuar nga sondazhet, mediat e propaganda qeveritare.

Votoni për atë që besoni. #Votoni #NDRYSHIMIN.

Prandaj, edhe një herë, hidhni votën tuaj! Mos luani rolin e strucit – mos e vendosni kokën në rërë. Duhet të votosh nëse dëshiron që Shqipëria të bëhet dhe të drejtat tuaja të marrin zgjidhje ligjore.

Nëse nuk ju pëlqen mënyra se si udhëhiqet Shqipëria dhe akoma nuk votoni në zgjedhje apo nuk keni dëgjuar opinionet tuaja, atëherë JU, jo qeveria është në faj!!!

Një votë individuale mund të bëjë një ndryshim.

Lajme te ngjashme