Presidenti Ilir Meta, pasi udhëtoi me urgjencë drejt Kavajës, ku dha dhe qëndrimin e tij për ngjarjen e rëndë, është nisur drejt spitalit të Durrësit, ku takoi anëtarin e selisë blu të plagosur.
Bledar Okshtuni mbeti i plagosur me një plumb në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pasi mori mjekim në spitalin e Kavajës, u nis për mjekim të specializuar drejt Durrësit.