Home Aktualitet Mobilizohet PD/ Në mbështetje të kauzës, Basha fton qytetarët në protestë në orën 18:00 në Unazë të Re

Mobilizohet PD/ Në mbështetje të kauzës, Basha fton qytetarët në protestë në orën 18:00 në Unazë të Re

nga Albina Hoxhaj

Vendimi i gjykatës e cila la në burg tre banorë të Unazës së Re ka sjellë reagimin e liderit demokrat Lulzim Basha i cili në orën 18:00 do të bashkohet me banorët në protestë. Degët e tjera të PD në Tiranë kanë lajmëruar qytetarët që të bashkohen me kauzën e banorëve të Unazës së Re.

Ky vendim vjen pas terrorit dhe arrestimeve masive të banorëve prej disa ditësh tashmë.

“Sot në orën 18:00 te gjithë anëtarët Partisë Demokratike duhet të jenë të pranishëm në mbështetje të banorëve të Unazës se Re. Bashkë me ne do jete dhe kryetari i PDSH-së Z. Lulzim Basha, Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së, Z. Gazment Bardhi, kryesia e PDSH-së dhe ish-deputetë. Çdo kryetar grupseksioni dhe kryetar seksioni të marrë masa për të qenë prezent si dhe të lajmërojë strukturën për pjesëmarrje në mbështetje të protestuesve të Unazës së Re. Të gjithë drejtuesit e departamenteve, si dhe të bordeve përkatëse të degës të marrin pjesë në tubim”, thuhet në njoftimin eshpërndarë nga kryetarët e degëve të PD.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!