Home Aktualitet Kryemadhi në njësinë 5 në Tiranë: Më 25 prill socialistët do votojnë LSI-në, shtëpinë e tyre, votoni për të ardhmen e Shqipërisë

Kryemadhi në njësinë 5 në Tiranë: Më 25 prill socialistët do votojnë LSI-në, shtëpinë e tyre, votoni për të ardhmen e Shqipërisë

nga Editor

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë sot në njësinë 5 në Tiranë ku është takuar me qytetarët. Kryemadhi tha se më 25 prill socialistët do votojnë numrin 6, LSI-në, siç tha ajo, shtëpinë e socialistëve.

“Më 25 prill socialistët do shkojnë të votojnë numrin 6, LSI-në, shtëpinë e socialistëve. Jam e bindur se ju jeni më të vendosur se kurrë për ta çuar më larg sfidën për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve sepse Shqipëria është e shqiptarëve, nuk është e maskarenjve. Ai ka ikur dhe nuk kthehet më. Ne duhet të vendosim forcën e të rinjve dhe të rejave, sepse vetëm duke e votuar numrin 6 kemi votuar për të ardhmen e Shqipërisë”, deklaroi Kryemadhi.

Lajme te ngjashme