Bashkia e Tiranës zhvilloi sot maratonën duke sjell kaos me bllokimin e disa akseve rrugore në kryeqytet. Qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për t’ju përgjigjur maratonës duke protestuar për mungesën e ujit: Tirana do ujë.
“Maratona e Tiranës, dështimi i rradhës i organizuar nga Veliaj, si nje formë për të hequr vëmendjen nga skandalet!
Qyteti i bllokuar totalisht për më pak se 1000 vrapues. Paralizim total i jetës në Tiranë përfshirë dhe hyrje daljet ne park qe eshte i vetmi vend argetimi per qytetin.
Një shfaqje për tu dukur perëndimor, ndërkohë që sot shpallej vendimi për të dënuar banorët e unazës, si në diktatura sepse protestojnë për shtëpitë e tyre kundër një projekti korruptiv.
Megjithatë qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për tju përgjigjur maratonës, protestojnë për mungesën e ujit: Tirana do ujë”