Home Aktualitet 21 milionë euro për karburantin e institucioneve shtetërore/ Shehaj: MB gënjeu për çmimin

21 milionë euro për karburantin e institucioneve shtetërore/ Shehaj: MB gënjeu për çmimin

nga Editor

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj denoncoi dy ditë më parë tenderin mbi 21 milionë euro për blerjen e karburantit për të gjitha institucionet shtetërore për tre vitet e ardhshme.
Sipas Shehajt, bëhet fjalë për një tender pa garë, me fitues të pacaktuar dhe me një çmim më të lartë se çmimi i pakicës

Dje, Ministria e Brendshme lëshoi një komunikatë qesharake dhe gënjeu duke thënë se çmimi i blerjes nuk është 177,1 lekë për litër, sa denoncova unë, por 170 lekë për litër.
Po edhe sikur të marrim çmimin e gënjeshtërt të ministrisë, 170 lekë për litër, sot nafta me pakicë shitet me 158-168 lekë për litër”, shkruan Shehaj.
Sipas demokratit kjo vjedhje duhet të hetohet menjëherë.

Postimi i plotë:

Dy ditë më parë denoncova tenderin korruptiv mbi 21 milionë euro për blerjen e karburantit për të gjitha institucionet shtetërore, për tre vitet e ardhshme. Ishte një tender pa garë, me fitues të paracaktuar, me një çmim më të lartë se çmimi i pakicës!

Dje, Ministria e Brendshme lëshoi një komunikatë qesharake ( http://abp.gov.al/2019/10/12/deklarate-mbi-prokurimin-e-karburantit/) dhe gënjeu duke thënë se çmimi i blerjes nuk është 177,1 lekë për litër, sa denoncova unë, por 170 lekë për litër.

Po edhe sikur të marrim çmimin e gënjeshtërt të ministrisë, 170 lekë për litër, sot nafta me pakicë shitet me 158-168 lekë për litër (fotot janë bërë sot në mëngjes).

Vetëm një qeveri e korruptuar dhe e kapur mund të blejë miliona litra karburant me një çmim shumice më të shtrenjtë se çmimi i pakicës i pompave të karburantit.
Vjedhje dhe korrupsion që duhet të hetohet menjëherë.

Lajme te ngjashme