Home Aktualitet Ku ndryshojnë “Herojtë e heshtur” nga “Herojtë Patronazhistë” të PS?

Ku ndryshojnë “Herojtë e heshtur” nga “Herojtë Patronazhistë” të PS?

nga Editor

NGA YLLI DYLGJERI

Eshte nje terminologji per tu debatuar kjo. Ka fakte tronditese! Pas hetimit, denimit duhet relizuar edhe
nje studim, nje dokumentar, nje debat, nje diskutim shoqeror.
Do doja per kete ti propozoja mikut tim Dashnor Kaloçi qe pas perfundimit te mbledhjes se Arkivave per Heronjte e heshtur te Sigurimit te Shtetit le ti kthehet Heronjve llapaqene te Patronazhistave. Ka boll material, eshte i shkruar, i prodhuar i fiksuar.
Ato (Sigurimi dhe Bashkepuntori) dje takoheshin ne baza si fjavjen Geshtenja me zgaver, sot keto takohen te Geshtenjat e pjekura ne bllok. Shume nga keto sot jane edhe femije sigurimsash. Po, po, i kam disa prej tyre ne lagje. Dje mediat njoftonin se nje Ministri aktual i kishin vene Patronazhiste vjehren? Nje tjeter markonte qeraxhiu ne vend te te zotit te shpise! Haaaaaaaaaa. Qesh me to se si vazhdojnë zanatin e prinderve. Por kur historia do te perseritet kthehet ne komedi. Dhe keto jane komedianet e kohes. I shoh e s’me ndalet gazi. Le më kur thotë i Pari i tyre:
Ato tashme ju njohin ju! Uaaaaaaaaa, çkaragnoz!
Na njohin se kane shkelur ligjin, kane futur duart atje ku s’lejohet! Keto jane Fuksa ordiner qe i i merr ne mbrojtje Kryeordineri i tyre. I lavderon, i mbron, i takon, i nxjerr me shpine ne kamera, dhe krenohet me fukslleqet e tyre. Eshte i regjistruar deklarimi.
Por e rendesishme eshte se e more persiper. I ke Urdheruar vete. Ketu me rri FUKS. Kryetari i PS para
teje kishte vetem targen e makines per hobi…007, nderkohe qe Ti e ke ne gen. Hetimi filloi, por se pari
pergjigju Presidentit te Republikes:

Pjesë nga deklarata e Ilir Metës

U bënë 7 ditë që i kam kërkuar Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë nga Partia Socialiste. Pyetjet që ngrinte dje politikania gjermane, janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga organet ligjzbatuese, janë pyetje që duhet ti bëjë SPAK, dhe që duhet të kishte vepruar urgjentisht. Më duhet t’i përsëris këto pyetje, përfshirë dhe një reagim nga Avokati i Popullit.
Pyetjet që ngrinte politikania gjermane dje, që u censurua dje për keqpërdorimin kriminal të të dhënave.
Këto pyetje duhet t’ia bëjë SPAK Edi Ramës sot, se pas 25 prillit normal që do ia bëjë:

  1. Cila është procedura konkrete e plotësimit të listës?
  2. Nga janë marrë dhe dhënat dhe në çfarë baze të dhënat janë në servera?
  3. Cila është baza ligjore e mbajtjes së të dhënave pa dijeninë e këtij personave?
  4. Nëse të dhënat janë marrë derë më derë, ku ekziston materiali që qytetarët lejojnë me firmë përdorimi i të dhënave të tyre?
  5. Po nëse qytetarët nuk kanë dorëzuar të dhënat personale, nga janë marrë këta të dhëna?
  6. Në lista ka emra njerëzish që quhet si patronazhet dhe kujt i dorëzohet?
  7. Kush janë personat që kanë dijeni për këto shërbime dhe çfarë ndodh më pas me ta?
  8. Po nëse qytetarët nuk i kanë dhënë vetë të dhënat, nga janë marrë ato?
  9. Vota është e lirë dhe e fshehtë, mbi çfarë bazash publikohet e fshehta e votës?

Kaq si fillim.

Lajme te ngjashme