Home Aktualitet ‘Ki dashnore sa të duash’, Dash Shehi i kthehet Ramës për rakinë: S’më sulmon dot, ke çekuilibrim mendor

‘Ki dashnore sa të duash’, Dash Shehi i kthehet Ramës për rakinë: S’më sulmon dot, ke çekuilibrim mendor

nga Albina Hoxhaj

Deklaratave të kryeministrit Edi Rama se Dashamir Shehin se është i alkoolizuar, nuk ka nguruar t’i kthejë një një përgjigje kreu i LZHK-së.  Ai ka theksuar se Rama ka një çrregullim mendor por nuk do të merret me të në rrafshin personal. Shehi në një intervistë për Dosja.al  ka shtuar se Rama do të bëjë një teatër banal duke e sulmuar atë pasi e ka kundërshtar të cilin nuk e blen dot.

“Unë i kam thënë të gjitha për Ramën, këto janë shenja të një çekulibrim mendor. Nuk merrem në rrafshin personal me të. Ky njeri ka në dorë një pjesë të fateve të Shqipërisë dhe po na keqadministron.  Ky është hall i madh për Shqipërinë se po na përzjenë nga Europa. Le të ketë sa të dojë ai dashnore në politikë, nuk është ndonjë hall i madh ky. Ai më sulmon mua që më ka kundërshtar mua. Ai e di që nuk më blen dot. Unë jam munduar të bëj detyrën time. Ky mendon se ky lloj teatri banal do të vazhdojë. Është si ajo puna, hidhet një në lumë dhe të gjithë pas tij. Unë nuk jam kështu. Është i rëndomtë.”, është shprehur ai.

Kriza politike, shkarkimi i presidentit, negociatat me BE-në dhe marrëdhënia me Ramën, këto kanë qenë temat për të cilat, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur gjerësisht në një intervistë për Dosja.al. Për Shehin, Rama aktualisht po bën një teatër politik, pasi sipas tij nuk e do realisht shkarkimin e Metës. Zërave se mund të ketë një 17-maj të dytë Rama-Basha ai iu përgjigjet se kjo është e pamundur. Ish-ministri ka folur hapur edhe për opozitën e re, duke e quajtur Rudina Hajdarin, pa peshë politike. Ndërsa për çështjen e negociatave ai është shprehur se duhet të plotësohen 9 kushtet e Bundestagut. Pas përplasjeve në selinë rozë, për të nga radhët e PS-së, politikani që tregon maturi është Ditmir Bushati.

Lajme te ngjashme