Home Aktualitet Pse Rama mbron patronazhistët, pjesën më të fëlliqur të racës njerëzore

Pse Rama mbron patronazhistët, pjesën më të fëlliqur të racës njerëzore

nga Editor

Kryeministri Rama na mallkoi sot: “Të ua merrni të keqen patronazhistëve, ata ju njohin mirë”.
Dmth nuk qenka një rrjet normal hamendësimi por një shërbim i fshehtë paralel që na ndjek këmba-këmbës dhe na njeh mirë”.
Ishte pikërisht kjo akuza kryesore jona për ta: “Jemi të përgjuar, na është vjedhur privatësia”. Kryeministri ka zakon që të pohojë gjithfarë krimi e pastaj duke e përtallur atë, athua kështu krimi amnistohet. Në fakt pohimi i sotëm i Kryeministrit: “Ata dijnë gjithçka për ju” duhej të ishte një indicie e mjaftueshme për Prokurorinë për ta thirrur e pyetur. Ne e dimë që ai flet gjithmonë me ironi por Prokuroria duhet të jetë serioze. Me këtë logjikë ai do të tallë edhe krime më të rënda, edhe vrasje apo trafiqe ndërkombëtare e të mos japë llogari. Ambiguiteti gjuhësor mund të jetë një mënyrë për të kaluar lumin politikisht por jo edhe juridikisht. Nëse Rama mendon se “ata na njohin mirë” duke qenë kryetari i kupolës së patronazhistëve duhet të futet në burg për vjedhjen e informacioneve private të shtetasve që qeveris. Ky është një shkak i mjaftueshëm për Prokurorinë në çdo vend.

Sa për Patronazhistët ata janë pjesa më e fëlliqtë e racës njerëzore. Ata janë ca militantë që kanë pranuar të jenë çimka partie. Jeta e tyre është shumë e mjerë për sa kohë kanë pranuar atë status. Ngjarja më e madhe e tyre ka qenë dekonspirimi. Nuk ka mëshirë për ta fare. Kurrë një njeri me integritet nuk do të pranonte të jetë pjesë e një organizate partie që mbledh të dhëna. Kryeministri tha sot që kjo është klasa e parë e kualifikimit për një karrierë politike.
E imagjinoni kush do na qeverisë? Këta nesër do na bëhen ministra. Prandaj siç na e raportuan identitetin dhe elementët tanë të privatësisë ne ashtu duhet tua kthejmë kusurin. Nuk ka respekt e as konfidencialitet për ta. Spiuni im quhej Bledar Garunja. Më kishte raportuar si votues të PD-së. Nuk e ke gabim Bledar.
Të paktën për këtë radhë.

Marre nga facebook i autorit Ermal Mulosmani

Lajme te ngjashme