Presidenti i vendit , Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të Oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio.
Meta i shpreh ngushëllime familjarëve ndërkohë që shprehet se Fazio e ka shoqëruar në të gjitha vizitat në Komunitetin Arbëresh.
Postimi i ploteMë trishtoi lajmi i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio, i cili më ka shoqëruar në të gjitha vizitat në Komunitetin Arbëresh, në Kalabri, Puglia dhe në rajonet e tjera ku jetojnë në Itali.Ngushëllimet më të ndjera familjes Fazio, kolegëve, Policisë Italiane dhe të gjithë Komunitetit tonë të dashur Arbëresh.

