Home Aktualitet “Shqipëria fiton Shëndetësinë”, Bardh Spahia takon kandidatët e PD me mjekët e Spitalit të Shkodrës. Programi i PD vendos sistemin e shëndetësisë në shërbim të qytetarëve, jo të pazareve

“Shqipëria fiton Shëndetësinë”, Bardh Spahia takon kandidatët e PD me mjekët e Spitalit të Shkodrës. Programi i PD vendos sistemin e shëndetësisë në shërbim të qytetarëve, jo të pazareve

nga Editor

Bardh Spahia organizoi një takim të perbashkët mes kandidatëve të PD në Shkodër dhe mjekëve të Spitalit të Shkodrës.

Programi i PD për shëndetësinë ishte në qendër të diskutimit, duke vënë theksin tek garancitë për zbatimin e tij.

“Me programin e PD garantohen të drejtat e pacientit, por edhe të drejtat e profesionistëve të shëndetësisë, në mënyrë që të mos ndihen në mëshirë të fatit duke rikthyer dinjitetin e pacientëve shqiptarë dhe mjekëve dhe infermierëve”, u shpreh Bardh Spahia me profesion mjek kirurg.

Ndërsa Helidon Bushati, drejtues politik i qarkut Shkodër theksoi braktisjen nga qeveria të kësaj zone.
Helidon Bushati: Në 8 vite të PD në Shkodër janë investuar 18 milion euro në Shkodër, gjatë qeverisë së rilindjes nuk janë investuar as 1/5 e investime në krahasim me qeverinë 2005-2013.

Gjatë takimit, kandidatët dhe mjekët shkëmbyen mendime për ta bërë të mundur që sistemi shëndetësor t’i shërbejë çdo qytetari.

Emilia Koliqi: Në programin e PD është imediate ndryshimi i bazës ligjore, dhënia e sigurisë dhe cilësisë së barnave për të gjithë rrjetin shëndetësorë.

Arben Gjuraj: Mjeket janë kthyer në statisticienë, nuk është faji i mjekëve por faji i sistemit që është instaluar.

Greta Bardeli: Është një program që nuk i shërben vetëm një grupi njerëzish, por është një program që i shërben cdo qytetari
Shpëtim Ymeri (mjek):

Investimet nuk bëhën me mjekësi falas, nuk ka mjekësi falas, buxheti duhet të rishikohet, nuk mbahet shëndetësia apo një spital me buxhete të vogla, kjo skemë është një vuajtje, është e njëjta formulë. Reformapër mjekimin e pakujdesshëm ka mbetur aty, është harruar ai nen!
Muhamet Bushati (Mjek):

Shëndeti publik duhet patjetër të investohet në atë sektor. Pandemia nxori atë që për këto vite është degraduar. Mjeku i familjes është i diskriminuar.
Bardh Spahia: Menjëherë me ardhjen në krye të punëve të vendit të PD, ne e kemi bërë publike qëndrimin tonë, do të ketë një sitë të të gjithë PPP-ve,dhe të gjitha aferave të cilat kanë shkleje do ti dërgohen drejtësisë në mënyrë që cdokush të marrë atë që meriton.

Lajme te ngjashme