Home Aktualitet Burg banorëve të Unazës së Re, reagon Basha: Vendimi me urdhër të Ramës, të bashkohemi në protestë në orën 18:00

Burg banorëve të Unazës së Re, reagon Basha: Vendimi me urdhër të Ramës, të bashkohemi në protestë në orën 18:00

nga Albina Hoxhaj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon pas vendimit të gjykatës ku mbeten në burg 3 banorëve të Unazës së Re. BAsha thekson se vendimi i gjykatës me urdhër të Ramës për të mbrojtur vjedhjen e 40 milion eurove.

“Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skënder Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re.

Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët.

Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies.

Sot në ora 18:00 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë. #ShqipëriaSiEuropa #RamaIk #HajdutiPsiqik”, shkruan Basha në profilin e tij zyrtar.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!