Home Aktualitet Kush, Luli do të vijë?!- Po, Luli do të vijë!

Kush, Luli do të vijë?!- Po, Luli do të vijë!

nga Editor

Mjaft u llastove shqiptar se nuk e ke as luksin të llastohesh dhe as xhepin për t’u llastuar. Nuk ke as dinjitetin dhe as lirinë për t’u llastuar. Ke veçse votën për 25 prill dhe një historik premtimesh të pambajtura, rrogash të parritura dhe pensionesh mjerane.

E vetmja gjë që është rritur në tetë vite është bashkësia e faturave të kripura në fund të muajit dhe bashkësia e kullave që janë ngritur në qytet. Ke një shtet bordello dhe një kryeministër anormal.

Kush Luli do të vijë?!- Po, Luli do të vijë!
Pse duhet të vijë Luli?! Sepse Rama nuk ka asnjë arsye të qëndrojë, pasi ka dështuar plot dy madate.

Kush Luli do të vijë?!- Po, Luli do të vijë!
Pse duhet të vijë Luli?! Sepse Luli është normal.

Mjaft u llastove shqiptar! Dil dhe voto më 25 prill dhe mos m’u hiq si njeri me sqimë që nuk zgjedh kollaj, pasi kemi mbërritur në pikën tragjike ku duhet të zgjedhim midis një anormali dhe një normali dhe midis një krimineli dhe jokrimineli.

Post Scriptum- Atyre që do vijnë pas nesh, mbase do t’u takojë të llastohen, nëse unë dhe ti përpiqemi të ndryshojmë diçka në këtë vend, por ne të dy nuk e kemi luksin të llastohemi. Kemi detyrën të votojmë kundër shpopullimit, kundër shkatërrimit, kundër krimit, kundër drogës, kundër Edi Ramës.
Elona Caslli

Lajme te ngjashme