Home Aktualitet Rinia shqiptare kudo në botë mbështet LSI-në, Tavo: Largimi i tyre një tragjedi që duhet ndalur

Rinia shqiptare kudo në botë mbështet LSI-në, Tavo: Largimi i tyre një tragjedi që duhet ndalur

nga Editor

Drejtuesi politik i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka ndarë në rrjete sociale një video me mesazhet e të rinjve shqiptarë kudo në botë, që mbështesin dhe besojnë tek plani i LSI-së për qeverisjen pas 25 prillit.

”Faleminderit të rinjve nga SHBA, Anglia, Gjermania, Italia dhe vende të ndryshme kudo që ndodheni. Largimi i rinisë është një tragjedi që duhet ndalur sa më parë.

Ndaj e përsëris që pas 25 prillit nuk do ketë familje në qarkun e Gjirokastrës me qoftë edhe një pjestar të vetëm të papunë.

Në mënyrë që të luftohet varfëria dhe të mos largohet rinia. Punësim, Punësim, Punësim për çdo familje të qarkut tonë. Zhvillim dhe mirëqenie. Ky është premtimi im që do e përmbush plotësisht”,-shkruan Tavo në facebook.

https://www.facebook.com/VangjelTavoZyrtare/videos/509005463882725/

Lajme te ngjashme