Home Aktualitet EMRAT/ Plagosja e kandidatit të LSI dhe dy vëllezërve të tij, shpallen në kërkim autorët

EMRAT/ Plagosja e kandidatit të LSI dhe dy vëllezërve të tij, shpallen në kërkim autorët

nga Editor

Të tjera detaje dalin në dritë nga sherri me thika pranë zyrës së LSI në Sauk, ku u përfshi kandidati për deputet i kësaj force politike, Klodian Doka, dhe dy vëllezërit e tij, Roland dhe Eltjan Doka, të cilët mbetën të plagosur me mjet prerës.

Mesohet se i plagosur ka mbetur edhe kandidati për deputet, i cili ka pësuar dëmtime të lehta me sende të forta. Ndërkohë, burime nga policia deklaruan për median se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim personat e dyshuar të ngjarjes.

Kështu, uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasin Eni Sada, i cili në bashkëpunim me shtetasit Albor Mulgeci dhe Sokol Kryeziu, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe të mprehta tre vëllezërit Doka.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasi Basri Hakcani, pasi me date 17.04.2021 ka kanosur dhe kërcënuar shtetasin Klodian Doka.

Lajme te ngjashme