Home Aktualitet LSI njofton ndërkombëtarët për shkeljen e sektarëve të rilindjes me banderolat e jashtëligjshme në Durrës

LSI njofton ndërkombëtarët për shkeljen e sektarëve të rilindjes me banderolat e jashtëligjshme në Durrës

nga Editor

Partia Socialiste vijon të shkelë ligjin zgjedhor duke refuzuar me arrogancën e pushtetit të zbatojë urdhrin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e banderolave që sektarët e rilindjes të udhëhequr nga Edi Rama kanë vendosur në çdo qytet të vendit.

Denoncimi vjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Durrës, e cila përmes kryetares së kësaj dege Kontjana Kuçi bën me dije se tashmë ajo ka njoftuar OSBE/ODIHR-in dhe aleatët ndërkombëtarë për të gjitha shkeljet e socialistëve dhe format e paligjshme që po përdorin në procesin zgjedhor.

Njoftimi i kryetares së LSI Durrës dhe kandidate për deputete në këtë Qark

Sot KQZ urdhëroi “Rilindjen” për heqjen e të gjitha banderolave nga godinat publike, dhe këto banderola janë tërësisht në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin.

Kemi njoftuar OSBE/ODIHR dhe aleatët ndërkombëtarë për të gjitha shkeljet tuaja dhe format e paligjshme që po përdorni në procesin zgjedhor.

Ju ka zënë frika ndaj edhe e keni humbur toruan.

Më 25 prill kjo lloj frike që keni do marrë fund dhe do nisë frika tjetër e juaja edhe më e madhe, ajo e përballjes me drejtësinë.

Lajme te ngjashme