Home Aktualitet Mesazh me vargjet e Kipling/ Vasili: “Shqipërisë i duhen burra të vërtetë”

Mesazh me vargjet e Kipling/ Vasili: “Shqipërisë i duhen burra të vërtetë”

nga Editor

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili përmes një postimi në ‘Facebook’ deklaroi se Shqipërisë i duhen njerëz të vërtetë dhe jo letra hipokrite. Me anë të një poezie të Kiplingut, ai thekson se nuk na duhen fjalë të mëdha e vandake me letra hipokrite,që flasin pa pushim dhe gënjeshtrës i bëjnë shërbim

MESAZHI I VASILIT

Nuk na duhen fjalë të mëdha e vandake me letra hipokrite,që flasin pa pushim dhe gënjeshtrës i bëjnë shërbim.

Shqipërisë i duhen njerëz të tille, që në Mundshin….. të arrijnë të jenë Burra të vërtetë.

Lexojini miq vargjet e Kiplingut të madh:

NË MUNDSH…

Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,
sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundshtë rrish në pritje nga pritja palodhur,
a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…
Në mundsh t’mendosh por jo gjer në shkaterrim,
t’ëndërrosh por jo si rob ëndërrimesh.
dhe ti t’i trajtosh një lloj e pa dallim,
ngadhnjimin e shpartallimin, burim mashtrimesh…
Në mundsh dot që thëniet e tua të drejta

në kurthe trutharët, kopukët të t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë
Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh,
si në kumar me një të vetme lojë,
të rrezikosh e prap t’ja fillosh dhe
humbjen kurre të mos e zësh me gojë…
Në mundsh dot muskul, nerv dhe puls e zemër,
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë veç vullnetit,
që veç një fjalë, “qëndro”, gjithnjë të thotë…
Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd të ruash
a t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash
dhe gjithkënd e çmon, por veç aq sa meriton
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat
që të rënda me veprat që peshojnë
dije dhe mos ki asnjë dyshim,
se e jotja do jetë bota me gjithë ç’ka brenda
dhe BURRE do t’jesh o biri im.
KIPLING

Lajme te ngjashme