Home Aktualitet Vangjel Tavo njofton ndërkombëtarët për posterat e PS në Gjirokastër

Vangjel Tavo njofton ndërkombëtarët për posterat e PS në Gjirokastër

nga Editor

Kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka njoftuar institucionet ndërkombëtare për shkeljen e ligjit nga PS, me vendosjen e posterave në rrugët hyrëse të qytetit.

Tavo shprehet se vendosja e posterave të tillë është shkelje e Kodit Zgjedhor.

Mesazhi i Vangjel Tavos në Facebook:

“Sapo njoftova OSBE/ODIHR dhe miqtë tanë ndërkombëtarë mbi shkeljen haptazi të ligjit dhe Kodit Zgjedhor përmes vendosjes së posterave dhe banderolave jashtë çdo standardi elektoral në Gjirokastër.

Hiqini urgjentisht.

Turp të keni që shpërdoroni miliona e miliona lekë teksa familjet e varfëra vuajnë për bukën e gojës.

Ju ka zënë paniku. Këtë e dinë të gjithë.

Edhe një javë dhe do shkoni në azil. Atje merruni me makthet tuaja.

Vangjel Tavo”.

Lajme te ngjashme