Home Aktualitet “Do të jem në nëntë qytete të Shqipërisë”, Basha: Sot do të nis rrugëtimi anembanë vendit

“Do të jem në nëntë qytete të Shqipërisë”, Basha: Sot do të nis rrugëtimi anembanë vendit

nga Editor

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur sot turin e tij elektoral nga Saranda. Përpara mbështesve demokratë Basha tha se sot do të nis një ditë e veçantë.

Kryedemokrati u shpreh se do të jetë sot në nëntë qytete të Shqipërisë, ku do të kërkojë të votojnë numrin nëntë pa ndryshimin.

Ja çfarë tha Basha:

Mirëmëngjes nga perla e Mesdheut. Saranda e bukur e shpresës e bujarisë. Sot është një ditë e veçantë ku nis sot rrugëtimi nga Saranda, sot do të jem në nëntë qytete të Shqipërisë, nëntë për ndryshim.

Nga Saranda, në Tropojë, anembanë vendit aty ku entuziazmi për ndryshim është i jashtëzakonshëm. Ditën që do të nisë javën drejt së dielës së 25 prillit ku fitorja do t’i takojë çdo shqiptari.

Dielli i Sarandës nuk do të jetë më vetëm fakt i natyrës, me votë ata do të sjellin 300 ditë ekonomi dhe mirëqenie.

E kanë lënë për tetë vite rrugën Kardhiq Delvinë pa mbaruar. Energjia ka problemet e saj, që dëmton ekonomitë sarandjote.

Tetë vite nuk ka bërë asgjë dhe tani dështimi po troket prapë në derën tuaj dhe kërkon edhe katër vite të tjera. nuk do t’ia hapim derën dështimit. Më 25 prill do të zgjedhim ndryshimin.

Lajme te ngjashme