Home Aktualitet Basha nxjerr pamjet nga sheshi “Nënë Tereza”, Universiteti mbulohet me logon e PD-së

Basha nxjerr pamjet nga sheshi “Nënë Tereza”, Universiteti mbulohet me logon e PD-së

nga Editor

Projeksioni i madh blu me logon e Partisë Demokratike, me numrin 9, ka mbuluar Universiteti Politeknik në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka publikuar në “Facebook” videon me pamjet e mbrëmjes së sotme të korpusit, një nga ndërtesat simbol të Tiranës.

“Nga Sheshi Nënë Tereza #Voto9PD #ShqipëriaFITON”, shkruan Basha në “Facebook”.

Lajme te ngjashme