Home Aktualitet Xhixho apel shqiptarëve: E ardhmja është në dorën tuaj! Nëse doni ndryshimin, zgjidhni ndryshimin!

Xhixho apel shqiptarëve: E ardhmja është në dorën tuaj! Nëse doni ndryshimin, zgjidhni ndryshimin!

nga Editor

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho shprehet se edhe 9 ditë na ndajnë nga dita e ndryshimit, nga dita kur populli do të vendosë vetë të ardhmen, do të zgjedhë ata që do ta përfaqësojnë në Kuvend për 4 vitet e ardhshme.

Nisur nga kjo, Xhixho i bën thirrje shqiptarëve që të votojnë forcën politike që ju ka në qendër të programit dhe vëmendjes dhe jo ata që ju trajtojnë si skllevër, e pastaj janë gati t’u zëvendësojnë me punëtorë edhe nga Bangladeshi.

“Edhe 9 ditë na ndajnë nga dita e ndryshimit, nga dita kur populli do të vendosë vetë të ardhmen, do të zgjedhë ata që do ta përfaqësojnë në Kuvend për 4 vitet e ardhshme.

Votoni forcën politike që ju ka në qendër të programit dhe vëmendjes dhe jo ata që ju trajtojnë si skllevër, e pastaj janë gati t’u zëvendësojnë me punëtorë edhe nga Bangladeshi.

E ardhmja është në dorën tuaj! Nëse doni ndryshimin, zgjidhni ndryshimin!

✅#Voto nr.6 LSI🗳

✅#Voto nr.2 Erisa Xhixho”, thekson Xhixho në mesazhin e saj.

Lajme te ngjashme