Home Aktualitet “Basha do e sjellë ndryshimin?”, Kryemadhi i kthehet analistit: Ai është 100% më i mirë se Rama, nuk fyen me sjellje arrogante!

“Basha do e sjellë ndryshimin?”, Kryemadhi i kthehet analistit: Ai është 100% më i mirë se Rama, nuk fyen me sjellje arrogante!

nga Editor

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, teksa replikonte me analistin Skënder Minxhozi,  nënvizoi se sipas saj, Lulzim Basha është më i mirë se kryeministri Edi Rama, pasi sipas saj, ai kurrë nuk ka ilustruar një sjellje arrogante.

Pjese nga biseda

Skënder Minxhozi: Kostot e Berishës mi ke mësuar ti. Keni të gjithë të drejtën e botës të synoni pushtetin, po mos na e shisni rotacionin për ndryshim. Rotacion, por ama t’i vëmë termin, ndryshim nga opozita s’ka. Merrni listën e PD dhe vetëm ndryshime s’ka. Ajo do të flasë me krerët e partive të vogla. 30 vite politikanë, ku mbrohet, çdo sjelli ndryshim? Jeni këtu ku jeni mbi 50 % të fajit të atyre që thonë

Monika Kryemadhi: Të tërë keni faj, kemi dhe ne fajin tonë.

Skënder Minxhozi: Synoje pushtetin, por mos thuaj ndryshimin. Luli do e sjelli?

Monika Kryemadhi: 100% është më i mirë se Rama. Nuk fyen si Rama me sjellje arrogante. Ministër i Brendshëm sepse nuk ishte i zoti të na mbyste me gaz lotsjellës. Ai që vrau më 21 janar është sot kryetar bashkie.

Skëner Minxhozi: Unë them Ministër i Brendshëm.

Monika Kryemadhi: Po këmbëzën e shkrepi ky, jo Ministri i Brendshëm. Sa i përket sondazheve, ne duhet të bëjmë sondazh se sa besohen sondazhet. Sot sondazhet në Shqipëri, ata që punojnë në terren janë shqiptar dhe të INSTAT-it, janë izraelitë, turq, po ata persona. Pra po Minxhozi bën të njëjtën punë për të gjitha. Duke e ditur sa është pagesa për një fletë dhe pyetësor. Pandemia siç po bëhet riformatim seksual, ekonomik do të bëjë edhe për sondazhet.

Lajme te ngjashme