Home Aktualitet Rrebelohu ose mbushu, larg luginës së ujqërve!

Rrebelohu ose mbushu, larg luginës së ujqërve!

nga Albina Hoxhaj

Elda Ballabani

Në kushtet ku ndodhet vendi, diskursi për të qënë përkrah qytetarit duhet të zbresë nga leksionet e Universiteteve mbi etikën dhe moralin, në tryezat boshe të hallexhinjve që nuk ngopin dot me bukë barkun e fëmijëve, të atyre që nuk kanë mundësi të blejnë librat shkollorë, të pensionistëve që nuk plotësojnë dot minimumin jetik, të qindra a ndoshta mijëra të sëmurëve që nuk i përgjigjen dot shëndetit të tyre me ilaçe kura e trajtime mjekësore, me banorët që vuajnë presionin e shtetit banditesk duke rrezikuar banesat e tyre, me ambulantët që i ndjek Policia Bashkiake këmbë pas këmbe si të ishin kriminelë etj.

Pra koha e leksioneve mbi moralin ka mbaruar, ajo çfarë i nevojitet përballjes me shtetin kriminal, është përballja dhëmbë për dhëmbë me çdo mjet për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve Shqiptarë që sot ndihen të braktisur, të lënë pas dore, të shtypur, të pa përfaqësuar!

Kjo barrë i mbetet jo vetëm opozitës, por çdo zëri kundër këtij shteti banditesk. Me këtë qeverisje mizerje në vendet e BE apo edhe në USA, qeveritë do ishin përballur me zemërim me pasoja të pa imagjinueshme, krahasuar me dy molotovë që ka hedhur opozita më parë! Jo vetëm kaq por edhe diskursi i çdo kundërshtari të këtij regjimi duhet të jetë i fortë, pa shumë moral brënda, i drejtpërdrejtë dhe sa më popullor!

Ky ndoshta është gjykim personal, por populli ynë ka një shprehje tepër domethënëse “plumbi del me plumb”!

Në një kohë kur shkelet nga vetë shteti Kushtetuta me të dyja këmbët, sipas së cilës sot pas orës 00:00 duhet të hynim në ditën e zhvillimit të zgjedhjeve, arroganca e pushtetit që ka zaptuar çdo institucion nuk denjon të respektojë jo vetëm Kushtetutën, por as respektimin minimal për të drejtat e njeriut, mjafton të shikosh dhunën shtazarake të banditëve me uniformë që i shërbejnë kryebanditit në pushtet dhe rrethit të tij të ngushtë mbi banorët e Unazës së Re, kupton se është koha për kryengritje reale, jo teorira mbi moralin dhe etikën duke dhënë leksione ne fb! Unë kam qënë prezent në disa protesta të Unazës së Re dhe do jem sërisht, jo për interesin tim por për të drejtat e qytetarëve të vendit tim, sepse kjo dhunë sot troket në Unazë por nesër troket në dyert e shtëpive tona!

Hajdutëria dhe krimi nuk pyesin as për simbolika, as për llogaridhënie përballë qytetarëve, as për ligj dhe as për humanizëm. Ndaj sot unë ndjehem e pa sigurtë në vendin tim, reagoj për gjithë këtë batërdi shkatërruese që po përjeton vëndi im. Sot më duhet ose të rrebelohem ndaj mizerjes që ka pllakosur në çdo cep të vëndit, ose të mbledh plaçkat e të zhdukem matanë kufirit, njëjtë edhe ti Shqiptar i ndershëm që rropatesh të mbash familjen në këtë “luginë ujqërish”! Stop shkatërrimit, stop bandës në pushtet!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!