Home Aktualitet Meta denoncon skandalin: Shtetas me rekorde kriminale kanë vjedhur identitetin e shtetasve shqiptarë me kombësi maqedonase

Meta denoncon skandalin: Shtetas me rekorde kriminale kanë vjedhur identitetin e shtetasve shqiptarë me kombësi maqedonase

nga Editor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka denoncuar sot, atë që ai e quan skandalin e radhës në lidhje me procesin zgjedhor në vendin tonë.

Shtetas me rekorde kriminale, të huaj dhe shqiptarë janë pajisur me dokumente identifkimi të lëshuar nga gjëndja civile shqiptare duke vjedhur identitetin e shtetase shqiptarë me kombësi maqedonase.

Janë pajisur me keto dokumente në bashkitë Korce e Pustec!

Sipas Kreut të Shtetit, persona me rekorde kriminale në zonat me pakica kombetarë në Korçë kanë marrë dokumente identifikimi, të personave të pastër nga ana ligjore.

“Sot i jam drejtuar organeve të drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse për të hetuar për një skandal të radhës që ka marrë përmasa ndërkombëtare duke përfshirët edhe Shqipërinë.

Nga të dhënat e siguruara rezulton se në qarkuan e Korçës në disa zona që janë të banuara nga pakica kombëtare, shtetas me rekorde kriminale janë pajisur me dokumente identifikimi jo me të dhënat e tyre, por duke përdorur të dhëna me persona që nuk kanë probleme me ligjin”, tha ndër të tjera Meta.

Lajme te ngjashme