Home Aktualitet Pamjet skandaloze/ Bie propaganda e Rilindjes, Freshistët shfryhen në party pas mbledhjes me Ramën

Pamjet skandaloze/ Bie propaganda e Rilindjes, Freshistët shfryhen në party pas mbledhjes me Ramën

nga Editor

Një festë “e çmendur” me birra, muzikë dhe kërcime, pa asnjë masë mbrojtëse kundër Covid. Kështu mund të përshkruhet ky takim elektoral, videoja e të cilit është publikuar nga “JOQ Albania”.

Në këtë “festë”, kryetarja e FRESSH në Librazhd, Brixhilda Biçaku jep udhëzimet e saj, që aktivitet të mos filmohet dhe mos bëhet publik, me qëllim që kur të vijë kryeministri Rama të zhvillohet një “mega party”.

Në fund, Biçaku i uron të rinjve që të kënaqen dhe të bëjnë qejf.

“Do ju lutesha që nga ky aktivitet, të mos dalë asnjë foto dhe asnjë video. Ne jemi pjesë e një familje shumë të madhe, ajo është Partia Socialiste dhe duke respektuar situatën ku jemi, duhet që në këtë vende të mos hapen as video dhe as foto. Nuk e di, po çdo gjë tjetër që ka të bëjë me median, në mënyrë që në takimin e radhës, kur të vijë kryeministri të bëjmë një mega party tjetër. Dhe nëse ndonjë shoku juaj e zë pak birra dhe është duke filmuar, ti shoku që je në krah merrja telefonin. Kështu që bëfshi qejf”, dëgjohet të flasë Brixhilda Biçaku.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ishte për vizitë në qytetin e Librazhdit dy ditë më parë, ku zhvilloi takimin me të rinjtë e kësaj zone.

Lajme te ngjashme