Home Aktualitet Tatimorët “pushtojnë” Byrektoret: Duhen ndërruar kasat që një shitje byreku të rregjistrohet direkt në tatim-taksa

Tatimorët “pushtojnë” Byrektoret: Duhen ndërruar kasat që një shitje byreku të rregjistrohet direkt në tatim-taksa

nga Editor

Sot paradite një grup punonjësish nga tatim-taksat e Beratit, kanë mbritur pranë byrektoreve në qëndër të qytetit dhe u kanë kërkuar punonjësve që duhen ndërruar kasat.

Madje gjatë komunikimit punonjësit e kontrolit dhe pronari biznesit kanë ngritur zërin për arsye të kundërshtimit të punonjësit të biznesit pasi kasan e ka dhe nuk mundet finaciarisht të vendosin kasë tjetër.

Ndoni Sylari byrekpjekësi tha për gazetën se ne i kemi kasat dhe punonjësit tatimor nuk duhet të vijën një javë para zgjedhjeve. Këtu duket një farë presioni që i bëhet bisnesit një javë para zgjedhjeve. Nuk shohin si ta ndimojnë biznesin, por për ta zhvatur vetëm fatura e ujit këtë muaj me erdhi 40 mij lek. Zoti na ruajt se me këta nuk bëhet jemi bërë ta mbyllim biznesin. Tre herë kam ndërruar tre kasat deri tani që venë 1500 euro. Taksën e Bashkisë e kisha 240 e çuan 480 mij në vite. Po kështu kanë rritur dhe sigurimet shoqërore nga 77 mij në muaj paguaj 92 mij lek. Unë shes 100 byrek dhe hajde laj shpenzimet që unë e filloj ditën me 20 mij lek minus. Nardi Kurtibyrekpjeksit tjetër me dyqanin ngjitur tha se jemi bërë për të lënë punën. Madje bashkia shtynë një muaj taksat e rritura për një muaj, për arsye që biznesi të mos e kuptoj se janë rritur taksat. Gjatë punës së ushtrimit të prefesionin si gazetar, drejtori Tatime-Taksave Stavri Ceca telefonon dhe kërkon të bisetoj duke thënë e ke gabim, se janë për informim ndërkohë që biznesi shprehet ndryshe. Po kështu mori në cel edhe nga drejtora e tatim taksa Tiranë duke bërë presion gazetarit se e ke gabim që jep lajme të tilla. Në këto kushte gazetari ndihet i kërcënuar.

Lajme te ngjashme