Home Politike “Prano Kosovën”, mediat serbe zbulojnë porosinë e SHBA që “tronditi” Vuçiçin

“Prano Kosovën”, mediat serbe zbulojnë porosinë e SHBA që “tronditi” Vuçiçin

nga Albina Hoxhaj

Javën e kaluar i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell  vizitoi dy kryeqytetet e të dyja vendeve respektive, ndërsa i kërkoi Beogradit zyrtar, të bëjë hapa para dhe të pranojnë realitetin se “Kosova është tashmë  shtet i pavarur”.

Gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, diplomati amerikan ka qenë shumë i prerë dhe i qartë. Siç shkruajnë mediat afër  presidentit të Serbisë, diplomati Granell ka artikuluar qartë dhe prerë kërkesën e SHBA duke i thënë shkurt Vuçiçit: “Prano Kosovën”. Kjo deklaratë e të dërguarit special për dialogun është konsideruar si e çuditshme dhe e papranueshme nga ana e Serbisë.

“Biseda mes Vuçiçit dhe Grenellit nuk ishte aspak e lehtë. Ai qartë kërkoi që Serbia të njohë Kosovën. Serbia është në një pozitë shumë të vështirë. Ka momente të vështira përpara vendit tonë”– konfirmuan burimet pranë qarqeve diplomatike për gazetën“Kurir”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!