Home Aktualitet Përparim Spahiu: Ne do të qeverisim që rinia ta shohë Shqipërinë si shtëpinë e saj

Përparim Spahiu: Ne do të qeverisim që rinia ta shohë Shqipërinë si shtëpinë e saj

nga Editor

Gjatë një takimi me të rinjtë në Laprakë, kreu i LSI-së së Tiranës, njëherësh kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, Përparim Spahiu, thotë se LSI-ja do të qeverisë që rinia të shohë Shqipërinë si shtëpinë e saj. Nga ana tjetër, ai thekson se rinia do të mbështet me kredinë e butë deri në 25 mijë euro për hapjen e nje sipërmarrje.

”Ne do të qeverisim që rinia ta shohë Shqipërinë si shtëpinë e saj. Ne do stimulojmë biznesin që të punësojë të rinjtë.

Ne do mbështesim rininë me kredinë e butë deri në 25 mijë euro për hapjen e nje sipërmarrje. Ne do përgjysmojmë tarifat për arsimin e lartë.

Për këto diskutuam edhe me këta të rinj entuziastë të Laprakës”, shkruan Spahiu në Facebook.

Lajme te ngjashme