Home Aktualitet Islami: Yuri Kim i tha të gjitha. SHBA nuk është me kriminelët, hajdutët, por me ndryshimin

Islami: Yuri Kim i tha të gjitha. SHBA nuk është me kriminelët, hajdutët, por me ndryshimin

nga Editor

Nga Kastriot Islami –

Ambasadorja amerikane Juri Kim ishte shumë e qartë… Fjala e saj shkatërroi të gjithë thashethemet e mashtruesit Rama dhe të banditëve krah tij që vazhdojnë të gjënjejnë votuesit e tyre se “Amerika është me ne”…

Mesazhi ishte i qartë dhe i thjeshtë: VOTONI NDRYSHMIN…dhe ajo që kërkon ndryshimin është vetëm OPOZITA…

Shqiptarë, mos votoni HAJDUTËT, KRIMINELËT DHE TRAFIKANTËT që është e qartë për shumicën e ndershme të shqiptarëve që janë shokë e miq të Edi Ramës dhe të bandës së tij… PRA, shkurt e qartë:

Në 25 prill votoni për NDRYSHMIN pra për OPOZITËN…

Amerika është për NDRYSHIM dhe s’është me hajdutët, kriminelët e trafikantët që janë me shumicë në qeveri e me Ramën, dhe s’mund të ishte ndryshe…

Prandaj, të dashur miq, PUNONI fort me çdo të afërm, çdo mik, çdo qytetar të ndershëm, me DURIM, MATURI dhe MENÇURI për t’i transmetuar këtë MESAZH HISTORIK nga SHBA…

Hidhuni me kurajë në terren e PUNONI FORT…me njerëzit e ndershëm… dhe vetëm me njerëzit e ndershëm që duan NDRYSHIM…

Lëreni dollitë emocionale, lëreni deklaratat emocionale, lëreni komentet ne fb, lëreni “like” pavlere… por vetëm PUNONI, PUNONI, PUNONI shume fort për të çuar në çdo derë e familje këtë MESAZH HISTORIK NGA SHBA… MOS HUMBNI KOHË…

Ju lutem shumë miq të dashur, mos konsumoni asnjë minutë edhe duke me bërë mua “like” apo komente emocionale… PUNONI shumë të dashur miq, me DURIM, MATURI e MENÇURI…për të shpërndarë mesazhin e SHBA… Ky është “like” më i madh për mua…KAQ!

Lajme te ngjashme