Home Aktualitet Ditmir Bushati lëvizje të papritur, ka një ftesë për të rinjtë

Ditmir Bushati lëvizje të papritur, ka një ftesë për të rinjtë

nga Editor

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u është drejtuar me një thirrje të rinjve në rrjetet sociale, ku i fton   në “instalive” në orën 20:00. Ish-ministri i qeverisë Rama e quajtur këtë si një takim në “sheshin publik”.

Kujtojmë se Bushati u la jashtë listave të kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa pati edhe përplasje me kryeministrin Rama. Ky i fundit e konnsideroi përjashtimi e tij si “zbritje nga treni”.

“Çuna e goca, sot në 20.00 takohemi te #SheshiPublik në InstaLive. 25 prilli është moment i rëndësishëm për shoqërinë, por mbi të gjitha për ju. Unë jam i sigurtë që në chat-grupet tuaja, por jo vetëm, flisni, debatoni, përplasni ide dhe mbani qëndrime. Unë ju ftoj që shumë nga pyetjet dhe mendimet tuaja ti ndajmë bashkë tek #SheshiPublik” shkruan Bushati në postimin e tij.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!