Home Aktualitet Ambasadori gjerman takon kandidatët e PS, PD e LSI në Durrës: Pa retorika agresive dhe urrejtje

Ambasadori gjerman takon kandidatët e PS, PD e LSI në Durrës: Pa retorika agresive dhe urrejtje

nga Editor

Ambasadori gjerman Peter Zingraf u takua më 13 prill me kandidatët kryesorë të partive politike PD, LSI dhe PS në Durrës për t’u informuar mbi situatën e fushatës për zgjedhjet parlamentare më 25 prill.

Ambasada gjermane njoftoi se ambasadori “theksoi nevojën për fushata zgjedhore të bazuara në respekt të ndërsjelltë, me dialog dhe përmbajtje dhe pa retorikë agresive dhe gjuhë urrejtjeje.

Zgjedhjet transparente, të lira dhe të ndershme si dhe respektimi i rezultatit janë thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit Evropian. “Unë kam besim në institucionet shqiptare dhe aktorët politikë se do të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kjo vlen edhe për paanshmërinë e institucioneve dhe punonjësve publik, si dhe domosdoshmërinë për mospërdorimin e strukturave shtetërore për qëllime të fushatës zgjedhore.”

Më pas, ambasadori vijoi takimet në portin e Durrësit, me drejtorin e portit Pirro Vengu dhe kompaninë gjermane EMS, për t’u informuar rreth vijimësisë së projekteve të transformimit të portit,” përfundon njoftimi nga Ambasada gjermane në Tiranë.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!