Home Aktualitet Gjekmarkaj: Qeveria raciste e Edi Ramës e ka lënë Shëngjinin në mëshirë të fatit!

Gjekmarkaj: Qeveria raciste e Edi Ramës e ka lënë Shëngjinin në mëshirë të fatit!

nga Editor

Nga Agron Gjekmarkaj

Bregdeti i Shengjinit i rrezikuar nga erozioni !
Qeveria rraciste e Edi Ramës e ka lënë në meshirën e fatit Shëngjinin!
Deti gati po bashkohet me këneten sepse mungojnë barrierat mbrojtëse, pankinat dhe çdo gjë tjeter që ndalon gerryerjen.
Nëse vazhdohet kështu plazhi i Shëngjinit do ketë fatin e atij të Patokut.
Edi Rama vjen në Shëngjin për të ngrënë peshk me shpurën e tij dhe për të nxjerrë glaca propagande por asnjë investim, asnjë perspektive për plazhin, turizmin e zhvillimim e tij, për portin dhe peshkimin! Asgjë, asgjë vetëm rrena! Peshkatareve u ka premtuar shumë dhe po kaq i ka zhgënjyer! Industrinë e peshkut e ka monopolizuar Gjergj Luca, miku i tij i dashur gazep! Për peshkatarët dhe familjet e tyre asgjë, as status as mbështetje vetëm mjerim! U pat premtuar kantier për remont anijesh, heqje TVSH për naftën të cilen e paguajnë në blerje e po kaq në shitje të peshkut! Sa për grantet e Ministrisë pyetje retorike!
Dihet kush i merr. Sa herë në 3 D pat premtuar degëzimin e rrugës për të hyrë në Shengjin i cili në verë shndërrohet në Kabul dhe stres, po ashtu me të madhe rrugen Shengjin-Velipojë! Të gjitha gënjeshtra si lubrifikant i komunikimit të Rilindjes!
Bizneset, hotelet dhe lokalet e qytetit nuk lihen në paqe nga qehajallaret e Qeverisë me gjoba, me darovitje, me kërcenime e gjithçka u vjen për dorë! Probleme ka edhe me furnizimin me ujë të pijshëm teksa Edi Rama trumbeton në keto 8 vjet të kundërtën, turizmi kërkon investim dhe jo propagandë.
Shëngjini kërkon ndryshim, kërkon shpresë, kërkon ndërhyrje urgjente në infrastrukturë dhe plane zhvillimi për turizmin dhe peshkimim! Shëngjini po pret planin ekonomik të PD dhe qeverisjen e re pë të dalë nga kriza e përgjithshme ku e ka zhytur Edi Rama dhe flota e tij!

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!