Home Aktualitet Publikimi i të dhënave personale, Basha: Skandal! Shteti shqiptar nën drejtimin e kryeministrit në ikje nuk ekzstion më, është kthyer në pronë private

Publikimi i të dhënave personale, Basha: Skandal! Shteti shqiptar nën drejtimin e kryeministrit në ikje nuk ekzstion më, është kthyer në pronë private

nga Editor

Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në Ora News ka deklaruar se publikimi i të dhënave personale të qytetarëve ditët e fundit është një skandal.

Basha thotë se ngjarja e fundit tregon se shteti shqiptar me kryeministrin në ikje dhe një grup njerëzish që e drejtojnë nuk ekziston më.

Sipas tij, kjo është një arsye më shumë pse më 25 prill do të votohet për opozitën.

‘’Skandali tregon se shteti shqiptar nën drejtimin e kryeministrit në ikje dhe të një grupi të ngushtë njerëzish  nuk ekziston më. Kjo është një arsye më shumë se pse me 25 Prill përmasat e bashkimit do të tejkalojnë ato të mbështetësve tradicionalë të opozitës apo të shqiptarëve që janë të etur për ndryshim, por do të përfshijnë  shumë socialistë.’’- tha Basha.

Lajme te ngjashme