Home Aktualitet “Kur të rrafi dhe ai që fle gjumë…”/ Aktori ironi me Ramën: Basha e mundi

“Kur të rrafi dhe ai që fle gjumë…”/ Aktori ironi me Ramën: Basha e mundi

nga Editor

Aktori Neritan Liçaj  bëri një analizë të fushatave të bëra nga dy partitë kryesore në vend.

Liçaj i ftuar mbrëmjen e sotme në Open në Top Channel kritikoi kryeministrin Edi Rama.

“Po t’i bëjmë një analizë Ramës që nga 2013, do të thoja që në 2013 kishte një program, dhe e kishte program të mirë, të jepte besim. Pavarësisht se shante Saliun, se kjo është pjesë e luftës politike, ama kishte një program të mirë, që të ngjallte dëshirë për ta votuar. Dhe fitoi.

Ndërsa në 2017, filloi me këto jo tepsia, jo timoni, program s’kishte, bëri një fushatë tallava, dhe përsëri fitoi, se bleu ca vota, e nuk e di ça bëri.

Dhe të njëjtën gjë po bën dhe tani, por tani e kemi të sigurtë që Basha do fitojë. Se Basha e ka mundur atë, imagjino ça niveli është ai sa e mundi dhe ai që fle gjumë sipas tij. Nëse të ka mundur dikush që fle gjumë, e shef se ku je,” tha Liçaj.

Lajme te ngjashme