Home Aktualitet Basha: Rama shqetësohet për fushatën time, por jo për urbanet, baret dhe kafet plot

Basha: Rama shqetësohet për fushatën time, por jo për urbanet, baret dhe kafet plot

nga Editor

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se çdo aktivitet i PD-së kryhet me protokollet strikte anti Covid.

Basha në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në Tempora në RTV Ora, tha se bashkimin e njerëzve në mënyrë spontane në fushatë këtë nuk e ndal dot, por ai shtoi se pa diskutim kjo nuk është tema e fushatës dhe nuk është shqetësimi i kundërshtarit të tij politik.

Sonila Meço: Zoti Basha mirë se ju gjej e mirë se më vini në kalanë e Vilë Bashtovës.

Lulzim Basha: Të njëjtën gjë edhe për ju Sonila. Kënaqësi që ndodhemi së bashku në këtë zonë pjellore të Shqipërisë, në këtë monument të historisë dhe të kulturës tonë.

Sonila Meco: Në fakt është monument krejt i veçantë. E vetmja kala në zonë fushore në të gjithë rajonin ballkanik dhe kuptohet ehe nga pikëpamja teknike nuk është mundësia më e mirë për të realizuar një intervistë por është mirë që fushatës ti hymë në zemër për mënyrës se si ajo funksionon.

Lulzim Basha: Edhe unë të falënderoj për mundësinë që këtë intervistë ta bëjmë këtu sepse ju e dini fare mirë orari i fushatës më dikton një, për shembull ne tani po bëhemi gati në një takim me banorët e zonës kryesisht me të rinjtë e zonës dhe ju jam shumë mirënjohës ju dhe kolegëve tuaj me media të ndryshme që na e mundëson që komunikimi që kemi zakonisht në studion tuaj ta zhvillojmë në terren por nga ana tjetër ku ka më mirë se të jesh afër njerëzve dhe me njerëzit.

Sonila Meço: Absolutisht po. Për më tepër që nuk është studio rasti më i mirë sidomos në një fushatë elektorale që nuk është normale në kushtet e pandemisë së kufizimeve megjithëse le ta themi ju nuk jeni treguar i kujdesshmi absolut në këtë fushatë të paktën duke respektuar në mënyrë kanonike rregullat e vendosura.

Lulzim Basha: Unë do të thoja që çdo aktivitet i yni kryhet me protokollet strikte anti Covid. Në qoftë se e ke fjalën për bashkimin e njerëzve në mënyrë spontane që i ka dhënë kësaj fushate energjinë e pandalshme të ndryshimit, këtë keni drejtë nuk e ndaloj dot as unë, mund të vini me mua dhe që ta ndaloni ju apo kushdo tjetër, kjo vetëm tregon se njerëzit janë të paduruar për ndryshimin. Pa diskutim kjo nuk është tema e fushatës dhe nuk është shqetësimi i kundërshtarit politik. Sepse fakti është që ju e shikoni që urbanet e Tiranës janë plot, kafet e bllokut janë plot e përplot sikur ky të ishte shqetësimi i vërtetë dhe tema e vërtetë minimumi që kryeministri në ikje duhet të bënte do të merrte masa të cilat nuk i ka marrë as sot as para një viti dhe as gjatë këtij viti. Tema është a mund të vazhdojë Shqipëria edhe tetë vite me këtë papërgjeshmëri, me këto dështime të këtyre tetë viteve që po kështu u shfaqën edhe gjatë pandemisë apo ka ardhur koha për një ndryshim të vërtetë, një ndryshim rrënjësor i cili të funksionojë për Shqipërinë dhe familjet shqiptare.

Lajme te ngjashme