Home Aktualitet Edi Rama rrezikon të mos fitojë si deputet as në Vlorë dhe as në Durrës

Edi Rama rrezikon të mos fitojë si deputet as në Vlorë dhe as në Durrës

nga Editor

Nga Herion Mesi-

Në selinë e qeverisë kanë filluar të frikësohen se kryeministri Rama do pësojë fatin politik të ish-presidentit Ramiz Alia kur humbi përballë një kandidati për deputet të panjohur asokohe mu në Tiranë.

E njëjta histori dyshojnë në PS se mund të ndodhë këto zgjedhje me kryeministrin Rama në Vlorë dhe Durrës. Ai duke u munduar t’ua fus të vjetrëve dhe kundërshtarëve potencial në PS si Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Gramoz Ruçi apo Mimi Kodheli i ka vendosur këto përtej vijës së vdekjes. Por Rama për të justifikuar skenarin e përjashtimit të këtyre nga PS-ja pas zgjedhjeve, e vendosi veten në vendin e 8 -të në Vlorë dhe Durrës me idenë se do marrë me shumë vota se kandidatët e PS dhe do të dalë i pari i listës.

Por sondazhet tregojnë se ka shumë shanse që Edi Rama të mos zgjidhet në parlament, pasi në Vlorë shansi më i mirë për PS mbetet barazimi, pra 6 me 6, kurse në Durrës nuk ka asnjë mundësi të fitojë PS-ja.

Ndaj selia e PS-së ka rritur ndikimin të deputetët e listës së Vlorës dhe Durrësit, të cilët janë para Edi Ramës, që mund të japin dorëheqjen pas zgjedhjeve për ti hapur udhë Edi Ramës për deputet.

Por ka edhe një mendim se mundet që vetë Rama nuk e do zgjedhjen si deputet, pasi nuk mund të durojë fitoren e opozitës e cila nesër do jetë në qeveri e mazhorancë dhe do ta tallin keq Edi Ramën në sallën e Kuvendit e ku Edi Paloka do rrijë me bojë në xhep sa herë do hyjë Rama në sallën e Kuvendit.

Ndaj Edi Rama nuk e do shumë deputetllëkun

Lajme te ngjashme